Bajerni harroi Havi Martinezin ne 'Kamp Nou'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fitorja e dyfishtë ndaj Barcelonës ka shkaktuar një eufori të madhe tek bavarezët. Aq sa, pas ndeshjes së dytë të fituar 0-3 në Barcelonës, ata kanë harruar në “Kamp Nou” Havi Martinezin.
Mesfushori spanjoll ishte duke dhënë disa intervista për televizionet vendasve, por drejtuesit e Bajernit nuk e vunë re këtë gjë dhe me mendimin se të gjithë lojtarët ishin në autobus, urdhëruan nisjen e tij. Kur doli jashtë stadiumit, Martinez u befasua, duke qenë se autobusi kishte ikur. Ai mori në telefon drejtuesit e klubit, të cilët më pas i dërguan një taksi për të shkuar në hotelin ku qendroi ekipi.