e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

BE diskuton per Shqiperin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
BE diskuton per Shqiperin
Situata ne Shqiperi pas zgjedhjeve lokale te 8 majit do te jete teme diskutimi ne mbledhjen e Këshillit te ministrave të jashtëm të BE-së. “Pavarësisht se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë transparente dhe konkurruese, situata në Tiranë është shumë e trishtueshme duke pasur parasysh përkeqësimin e gjendjes politike dhe rritjen e tensioneve që pasuan zgjedhjet”, thuhet në axhendën e Këshillit të Ministrave të Jashtëm, cituar nga Panorama.

Ne mbledhjen e sotme, pritet te leshohet nje tjeter thirrje drejtuar politikes shqiptare për permbylljen e procesit ne respekt te ligjit dhe për të nxitur qeverinë dhe opozitën, në bashkëpunim me shoqërinë civile, që të bien dakord për bërjen e një reforme të plotë zgjedhore, duke trajtuar të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR para zgjedhjeve të ardhshme.

Këshilli pritet gjithashtu të nxisë autoritetet shqiptare që të shtojnë përpjekjet për reformën rendin e ditës, me qëllim që të jenë në gjendje të ecin përpara drejt BE-së, duke theksuar se BE-ja mbetet e angazhaur për të mbështetur perspektivën europiane të Shqipërisë dhe përpjekjet e saj në këtë proces.