BE: Po rriten azilantet nga Shqiperia
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pas alarmit të Komisionit Europian për rritjen e përqindjes së azilkërkueseve nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit, të dhënat publike të Komisariatit të Përgjithshëm belg për Refugjatët dhe Azilantët konfirmojnë këtë rritje. Ndërsa në 6 muajt e parë të vitit 2011 janë shënuar mesatarisht rreth 25 aplikime në muaj, dy muajt e fundit kanë shënuar rritje të befasishme të numrit të aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë. Në gusht numërohen 50 kërkesa, kurse në shtator shënohen 84. Nëse vazhdon me këto ritme, një rritje e tillë rrezikon lëvizjen e lirë, sipas mekanizmit monitorues, i cili përmban edhe masa ndëshkuese në rast abuzimi.
Zyra e komisioneres Malmstrom ka rikujtuar së fundmi për ndryshimet që i janë bërë rregullores së vizave: “Më 24 maj 2011, Komisioni propozoi një klauzolë sigurie që do të lejojë, në kushte të posaçme të jashtëzakonshme, rivendosjen e përkohshme të vizave për qytetarët e vendeve të treta që përfitojnë nga heqja e vizave me BE-në. Ky mekanizëm i jep BE-së një mjet, për t'u përdorur vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, për mënjanimin e çdo pasoje të mundshme serioze negative nga liberalizimi i vizave dhe në veçanti mbërritjes në Bashkimin Europian të një numri të madh të emigrantëve të parregullt ose azilkërkuesish, pretendimet e të cilëve nuk janë të bazuara”, thekson Zyra e KE-së. Nga dita e ngritjes së alarmit deri në marrjen e një vendimi për rikthimin e përkohshëm të vizave, ka një mori raportesh, analizash e procedurash të komplikuara që do të kërkonin disa muaj. Problemi që lind është mungesa e mjeteve për ta parandaluar një fenomen të tillë, siç ka ndodhur dhe në rastin e Serbisë e Maqedonisë.
Por, ndërsa shifrat e këtyre dy vendeve janë më të larta në numër kërkesash se ato të shtetasve shqiptarë, përqindja e tyre rezulton në rënie, ndërsa për Shqipërinë në rritje që prej gushtit. Kjo reflektohet në listën e 10 vendeve me më shumë kërkesa për azil në Belgjikë, në muajin shtator, ku nuk figuron më Maqedonia por Shqipëria, e renditur pas Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës. Praktika e vendeve të tjera të rajonit me ndëshkime si heqja e pasaportave, gjoba e deri në masa më të rrepta, nuk ka rezultuar shumë efikase, përderisa numri i azilkërkueseve nga Serbia dhe Maqedonia vazhdon të mbetet i lartë, edhe pse përqindja shënon rënie. Pjesa dërrmuese e tyre kërkojnë azil për arsye ekonomike. Një e drejtë kjo që nuk garantohet nga Konventa e Gjenevës.