e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Azilkerkuesit, Gjermania kercenon me rivenien e vizave per Ballkanin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Azilkerkuesit, Gjermania kercenon me rivenien e vizave per Ballkanin
Prej vendosjes së regjimit të udhëtimit pa viza për shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë, në Gjermani janë regjistruar disa mijëra kërkesa për azil të qytetarëve nga këto dy vende, shkruan e përditshmja sllovene, Dello. Sipas gazetës, heqja e regjimit të vizave për shtetasit e Shqipërisë dhe të Bosnjës, mund ta rrisë numrin e azilkërkuesve.

"Në 11 muajt e parë të vitit 2010, në Gjermani kanë kërkuar azil 4218 shtetas të Serbisë dhe 2319, shtetas të Maqedonisë", shkruan gazeta në një raport nga Berlini, duke shtuar se numri i "kërkesave të tilla para një viti ishte vetëm 581 për Serbinë dhe 109 për Maqedoninë".

"Azilkërkuesit pothuajse pa përjashtim nuk i plotësojnë kushtet për azil, sepse nuk janë të ndjekur politikisht, etnikisht ose nga aspekti i fesë", shkruan gazeta. Sipas gazetës, ministri i brendshëm i Bavarisë, Joakim Herman, duke i përmendur këta shembuj të "keqpërdorimit të institucionit të azilit" ka kërcënuar me "rivënien e regjimit të vizave, nëse kjo sjellje nuk përfundon".