Autoret, te organizuar dhe te stervitur mire (Video)
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pamjet - Fotografitë dhe videoja e plotë e grabitjes në argjendarinë e Fierit u publikua dje, ku duken dy autorët me kallashnikovë në duar që marrin rreth dy kilogramë flori
Identikiti - Hetuesit po ngrenë identikitin e dy autorëve. Personi i parë mban kapele dhe është veshur me të zeza. Në këmbë ka atlete. Autori i dytë është i veshur me xhinse e bluzë me vija. Ka kapele dhe shall
Dëshmitë - Gjashtë personat që ndodheshin në argjendari janë marrë në pyetje nga policia rreth fizikut të dy autorëve. Janë pyetur për ndonjë detaj që kanë fiksuar gjatë sekondave që u përballën me ta
Grabitja e argjendarisë
Dyshimi i prokurorisë: Mund të kenë bashkëpunuar me policinë që vonoi të shkonte në vendngjarje
Grabitësit e argjendarisë “Ilija” në qendër të qytetit të Fierit pak para mesditës së të enjtes së javës së kaluar, dyshohet të jenë emigrantë të mbërritur në vendlindje gjatë sezonit turistik veror. Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga burime konfidenciale të Policisë së Fierit, të cilat janë duke verifikuar çdo detaj fizik të autorëve të maskuar me personat e skeduar, që dyshohet se mund të kenë lidhje me këtë vjedhje të kryer me armë në mes të ditës. Nisur edhe nga fakti se gjatë sezoneve verore të mëparshme ka pasur një numër më të madh rastesh të grabitjeve të bankave dhe argjendarive, dyshohet se këto krime kryhen nga persona jo rezidentë në qytetet ku ndodhin. Ndërkaq, blutë e Fierit kanë kërkuar edhe bashkëpunimin me komisariatet e rretheve të tjera, me qëllim identifikimin e autorëve. Por, burimet e sipërcituara shprehen se sektori i krimeve të rënda pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit, e ka shtrirë hetimin në disa pista lidhur me identifikimin e autorëve të grabitjes së argjendarisë “Ilija”. Mësohet se tashmë janë sekuestruar gjurmët papilare të dorës së një prej grabitësve dhe ato janë hedhur në sistem për të gjetur se kujt i përkasin. Ndërkaq, është duke u verifikuar edhe sistemi i TIMS-it, me qëllim konstatimin e largimit nga Shqipëria të ndonjë personi të dyshuar apo të skeduar nga policia gjatë këtyre ditëve. Burimet pohojnë se po punohet edhe për nxjerrjen e një identikiti të ngjashëm të autorëve, kjo bazuar në pamjet filmike dhe të videos që u publikuan ekskluzivisht dje në gazetën “Shqip”. Identikiti po formohet edhe mbi detajet e marra nga personat e pranishëm në argjendari në momentin e grabitjes, ku janë pyetur rreth pamjes fizike të dy të rinjve.
Autorët
Policia dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier kanë sekuestruar tashmë videon e kamerave të sigurisë të argjendarisë “Ilija”, ku shfaqen të gjitha detajet e grabitjes, filmim i cili u publikua në adresën online të gazetës: www.gazeta-shqip.com. Aty vërehen qartë cilësi të autorëve. Dy agresorët, me fizikun e tyre sportiv dhe veprimet e sakta, më shumë ngjanin me forca speciale të ndërhyrjes së shpejtë teksa hynin në aksion. Nga pamjet duket qartë se dy grabitësit kanë planifikuar çdo lëvizje që do të kryenin gjatë operacionit të grabitjes. Ata nuk kanë bërtitur dhe nuk kanë bërë aspak rrëmujë, por njëri prej tyre shkoi drejt e prapa banakut dhe me lëvizje të shpejta, me njërën dorë rrëzoi përtokë punonjësin e argjendarisë dhe me dorën tjetër u kujdes të zbrazë në çantën sportive tabakatë ku janë ekspozuar bizhuteritë e florinjta. Ndërkaq, burime pranë prokurorisë kanë pohuar për gazetën se nga verifikimi i pamjeve ka lindur dyshimi se autorët kanë qenë të mirëstërvitur në përdorimin e armëve. Gjithashtu, nga burime konfidenciale të gazetës është bërë me dije se autorët kanë pasur një lloj “garancie”, se policia nuk mund të mbërrinte në vendngjarje brenda një kohe të shkurtër.
Vjedhja me armë u krye pikërisht në orën 11:00 të ditës së enjte, kohë në të cilën prezantohej ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Për shkak se drejtuesit e Policisë së Qarkut të Fierit kanë qenë të angazhuar me këtë takim, por edhe vëmendja e pjesës tjetër të bluve ka qenë e përqendruar atje, janë dashur rreth 20 minuta që në vendngjarje të mbërrijë efektivi i parë. Burimet e sipërcituara shtojnë se dyshohet që autorët të kenë pasur informacione të sakta për prezantimin e ministrit të ri, por edhe për vështirësinë në të cilën ndodhet policia, për shkak të mungesës së karburantit. Nisur nga këto fakte, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë se autorët mund të kenë pasur një bashkëpunëtor edhe në radhët e policisë, theksojnë burimet. Por, policia nuk ka qenë e vetmja që ka mbërritur me vonesë. Edhe punonjësit e shoqërisë private të sigurisë, së cilës pronari i argjendarisë Ilija Kabuci i paguan rregullisht detyrimin mujor, nuk kanë mbërritur aty për të kryer detyrën e tyre. Ndonëse Ilija ka mundur të takojë sinjalin e alarmit, forcat e sigurisë nuk kanë mbërritur në vendngjarje.
Grabitjet
Familja Kabuci ka rënë pre e grabitësve për të katërtën herë paraditen e të enjtes. Ilija ka ngritur një biznes të suksesshëm dhe kjo ka qenë arsyeja që vihet në shënjestrën e hajdutëve. Disa vite më parë, një hajdut i armatosur me thikë ka hyrë në banesën ku ndodheshin bashkëshortja e tij, dy djemtë dhe e ëma, duke arritur të marrë një sasi të konsiderueshme të hollash e duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin në shtëpi. Ndërkaq, argjendaria e grabitur dy ditë më parë ka qenë objekt i vjedhjeve me armë edhe dy herë të tjera. Herën e parë janë grabitur rreth 3 kilogramë flori, ndërsa herën e parafundit rreth gjysmë kilogrami. Nga të katër grabitjet e kryera, vetëm njëra është zbardhur, ndërsa dy të tjerat dhe ajo e djeshme vazhdojnë të mbeten ende pa autor.
Gjatë grabitjes së fundit të ndodhur të enjten, grabitësit kanë hyrë në ambientet e argjendarisë të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov, në momentin kur në dyqan ndodheshin gjashtë klientë, veç pronarit dhe punonjësit të tij. Nën presionin e armëve ata kanë marrë rreth 2 kilogramë flori dhe janë larguar në drejtim të paditur me një motor tip “Skuter”. Ata janë parë nga kalimtarë të rastësishëm deri pranë shkollës nëntëvjeçare “Mark Dashi”. Sipas dëshmitarëve, një prej tyre kishte hequr maskën dhe kishte flokë biondë. Ndërsa tjetri vazhdonte ta mbante ende maskën. Të dy autorët u larguan të qetë me kallashnikovët në supe në mes të ditës, në mes të qytetit.
Lëvizjet - Nga pamjet duket qartë se dy grabitësit kanë planifikuar çdo lëvizje që do të kryenin gjatë operacionit të grabitjes
Përqendrimi - Ata nuk kanë bërtitur dhe nuk kanë bërë aspak rrëmujë, por njëri prej tyre shkoi drejt e prapa banakut dhe me lëvizje të shpejta, me njërën dorë rrëzoi përtokë punonjësin e argjendarisë dhe me dorën tjetër u kujdes të zbrazë në çantën sportive tabakatë ku janë ekspozuar bizhuteritë e florinjta
Informacionet - Autorët duhet të kenë pasur informacione të sakta për prezantimin e ministrit të ri, por edhe për mungesën e karburantit në makinat e policisë