e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Arrestimi i pedagogut, rektori: Nese del pa faj, do procedohen studentet

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Arrestimi i pedagogut, rektori: Nese del pa faj, do procedohen studentet
Prokuroria e rrethit Gjyqësor të Elbasanit paraqiti dje në Gjykatë kërkesën për vendosjen e masës së arrestit "burg pa afat", për akuzën e mitmarrjes ndaj pedagogut të matematikës, në Universitetin e Elbasanit, Pëllumb Kllogjeri. Pasi u njoh me dosjen në ngarkim të të akuzuarit, sot pritet që Gjykata e rrethit të nisë procesin në ngarkim të 61-vjeçarit, Kllogjeri. Rektori i universitetit deklaroi se, është vendimi i Gjykatës ai që do të shpallë ose jo fajtor pedagogun e matematikës.

"Në rast se faktet tregojnë se pedagogu ka marrë ryshfet, atëherë ai është i pushuar automatikisht nga puna. Në rast të kundërt, do të procedohen të gjithë studentët që kanë denoncuar në polici rastin në fjalë, pasi akuzohen për prishjen e imazhit të universitetit",- tha Rektori Varoshi.