Austri-Shqipëri/ Kuqezinjtë me bilanc negativ para miqësores (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqipëria është përballur gjashtë herë ndaj Austrisë dhe ka pësuar po kaq humbje. Kombëtarja austriake është një prej atyre kundërshtarëve që kuqezinjtë jo vetëm janë mundur rregullisht, por kanë vuajtur për t'u shënuar qoftë edhe një gol.
Për herë të parë, Shqipëria ka luajtur ndaj Austrisë më 15 nëntor të vitit 1980. Kjo ndeshje ka qenë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 1982 dhe ka përfunduar me fitoren e thellë të austriakëve në shifrat 5-0.
Më pas, në takimin e kthimit në "Qemal Stafa", kuqezinjtë kanë humbur sërish, por këtë herë në shifrat minimale 0-1.
Edhe në kualifikueset e Europianit 1984, Shqipëria ka qenë në një grup me Austrinë dhe gjithashtu në takimin e parë ka humbur 5-0.
Në gjashtë takime të luajtura, Austria ka shënuar 17 gola në portën kuqezi, ndërsa Shqipëria ka realizuar vetëm një herë.
TRANSMETIMI
Miqësorja e parë për këtë vit e Kombëtares shqiptare kundër Austrisë do të zhvillohet nesër, në orën 17:30, në stadiumin "Ernst Hapel" të Vjenës. Kjo ndeshje do të transmetohet direkt nga televizioni "Klan", I njëjti kanal do të transmetojë kuqezinjtë edhe në testin e dytë, që luhet tri ditë më pas ndaj Luksemburgut në stadiumin "Josy Barthel".

