Atmosfera/ Tifozët ndezin Lensin, veshin stadiumin kuqezi (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Shqipëria dhe Zvicra përballen sot në orën 15:00 në stadiumin "Bollaert-Delelis" në Lens të Francës. Pak orë para fillimit të sfidës UEFA ka deklaruar se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje, ndërkohë që atmosfera e tifozëve kuqezi mbizotëron në rrugët e qytetit francez.

14:00
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi publikoi edhe formacionin zytar të kuqezinjve. "Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Kukeli, Abrashi, Agolli, Lenjani, Xhaka, Roshi, Sadiku".
13:40
I dërguari i "Panorama Sport" në stadiumin e Francës, Ermal Kuka, raporton se futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë hyrë në "Bollaert-Delelis".

13:20
Ritet prezenca e tifozëve kuqezi në skallët e stadiumit të Francës. Foto të publikuara nga sajti zytari i UEFA-s, por edhe nga tifozët në rrjetet sociale tregojnë atmosferën elektrizuese në Lens.

Ora 13:00
Tifozët e parë të Kombëtares kanë zënë vendet e tyre në shkallët e stadiumit francez, në pritje të sfidës së parë të Shqipërisë në filanet e një Europiani.

Edhe pse disa orë para fillimit të takimit, dhjetëra tifozë janë parë në shkallët e stadiumit, në Lens.




Vijon...