e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Atletiko i falet penalltive, Siti për herë të parë në çerekfinale

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Atletiko i falet penalltive, Siti për herë të parë në çerekfinale

UPDATE/ Atletiko e Madridit u kualifikua për në çerekfinalen e Ligës së Kampionë pas ekzekutimit të 11-metërshave me PSV-në (8-7).

Koha e rregullt përfundimit 0-0 duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesë. Skuadrat zhvilluan një lojë të kujdesshme duke u ruajtur nga pësimi i golit fatal, pasi edhe ndeshja e kaluar ishte mbyllur pa gola mes tyre.

323A7EDA00000578-3494041-image-a-74_1458077064604

Futbollistët e të dyja ekipeve u treguan të saktë në gjuajtjen e penalltieve të para, por ai që gaboi ishte Luçiano Narsing në gjyajtjen e shtatë. Goli që çoi stadiumin në festë u shënua nga Juanfran.

Më herët, Mançester Siti u kualifikuar për herë të parë në 1/8 e Ligës së Kampionëve, pas barazimit pa gola ndaj Dinamos së Kievit. Rezultati favorizoi vendasit, pasi anglezët kishin fituar takimin e parë me rezultatin 1-3.

Ukrainasit deklaruan para ndeshjes se do të shkonin në Angli për të përmbysur rezultatin, por djemtë e Pelegrinit ruajtën portën e paprekur duke kaluar për në turin tjetër - falë rezultatit të marrë në transfertë.

Atletico Madrid - PSV Eindhoven 0 - 0 (8-7 me penallti)

Formacionet zyrtare

ATLETICO (4-4-2): Oblak; Juanfran, Gimenez, Godin, Filipe Luis; Koke, Gabi, Saul Niguez, Augusto; Griezmann, Carrasco. Trajner: Simeone.

PSV (5-4-1): Zoet; Arias, Bruma, Isimat, Moreno, Ëillems; Propper, Guardado, Van Ginkel, Locadia; De Jong. Trajner: Cocu.

1458073126996_lc_galleryImage_MANCHESTER_ENGLAND_MARCH_

Manchester City - Dynamo Kyiv 0 - 0

Formacionet zyrtare:

MANCHESTER CITY (4-2-3-1): Hart; Sagna, Kompany, Otamendi, Kolarov; Fernando, Fernandinho; Silva, Yaya Touré, Jesus Navas; Aguero. Trajner: Pellegrini.

DINAMO KIEV (4-5-1): Shovkovskiy, Antunes, Dragovic, Vida, Khacheridi, Veloso, Garmash, Gusev, Buyalskiy; Yarmolenko, Teodorczyk. Trajner: Rebrov.