e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Athina terheq konsullin grek ne Korce

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Athina terheq konsullin grek ne Korce
Konsullit grek në Korcë, Theodhoros Ikonomu i është komunikuar nga Athina zyrtare se nuk do të përfaqësojë më Greqinë në qytetin shqiptar. Lajmin e kanë bërë të ditur për Top Neës burime jozyrtare pranë Ministrisë së Jashtme greke. Sipas burimeve, Ikonomu është thirrur që më 16 shkurt për të dhënë llogari në selinë e Ministrisë së Jashtme në Athinë. Komunikimi në fjalë vjen vetëm pak ditë pasi konsulli deklaroi se qyteti i Korcës është Vorioepir dhe se vllehët janë grekë. Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta në nivele të ndryshme të shoqërisë shqiptare, të cilat kërkuan edhe largimin e Ikonomus nga vendi.