Atentati tek Liqeni, i afermi i Kokes: Para se ta qellonin ishte me femijet
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një vrasje e ndodhur në familjen Koka në vitin 2000 dhe ndonjë konflikt i kohëve të fundit janë dyshimet e policisë për atentatin e ndodhur në afërsi të Liqenit mbrëmjen e së martës. Burime të grupit hetimor i thanë MAPO-s se hetimet janë përqendruar në disa pista, ku përfshihet edhe ajo e vrasjes së vëllait të biznesmenit Luan Koka 13 vjet më parë. Por familjarët e të plagosurit e hedhin poshtë këtë pretendim.
Muharrem Koka, djali i xhaxhait të Luan Kokës, tha dje për “MAPO”-n se i kushëriri i tij asnjëherë nuk ka shfaqur ndonjë shqetësim apo merak përpara se të ndodhte ngjarja e mbrëmjes së të martës në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Ai shtoi se Luani nuk kishte tentuar asnjëherë të merrte hak për vrasjen e të vëllait, Astritit, ndaj sipas tij, ky dyshim nuk qëndron. “Kjo histori është mbyllur njëherë e mirë dhe është e harruar”, – pohon Muharrem Koka, i cili ngre supet më pas kur e pyet për atentatin e ndodhur.
“Nuk ka pasur mundësi që Luli të kishte konflikte për probleme që kishin të bënin me hakmarrje për vrasjen e të vëllait. Ne i kishim mbyllur një herë e mirë këto punë. Me atë ngjarje u mor shteti, arrestoi njeriun dhe e dënoi. Ne kurrë nuk u morëm me çështje hakmarrjesh për këtë ngjarje”, -tha ai. Lidhur me ngjarjen e së martës, i afërmi i biznesmenit tha se shumë njerëz janë pranë tyre dhe mesazhe të shumta solidarizimi kanë mbërritur për familjen. Ai thotë se asnjë nga versionet e hedhura në media, apo të cilat janë duke u verifikuar nga policia nuk qëndrojnë, duke pretenduar se vetë i afërmi i tyre nuk ka pasur as kërcënime, as probleme. “Luani shkonte në Berat dhe kthehej natën. Kjo do të thotë sipas meje, që ai nuk kishte frikë të dilte dhe të lëvizte, pasi në të kundërt nuk do të kishte dalë”,- tregon kushëriri i tij ndër shumë të tjerë që i qëndrojnë pranë 35- vjeçarit nga Berati me banim në kryeqytet. Ky i fundit tregon se mbrëmjen e së martës, pak kohë përpara se të ndodhte ngjarja, Luani kishte qenë me fëmijët dhe i kishte përcjellë për në banesë.
Ndërsa pak momente më vonë një person i maskuar kishte qëlluar ndaj tij. “Ishte në lokal me një person tjetër nga Berati, por ai nuk u plagos”,- tregon Luani. Ndërkaq hetuesit e policisë së Tiranës kanë shoqëruar afërsisht 30 persona për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen, por shumica e tyre janë dëshmitarë. Policia thotë gjithashtu se është duke hetuar edhe ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur Koka me punën e tij në kompaninë e prodhimit të betonit dhe inerteve, si dhe konflikte apo përplasje të tjera të mundshme që hetuesit pritet të verifikojnë gjatë hetimeve që po kryejnë. Luan Koka u qëllua me 4 plumba teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë Gardës së Republikës, në rrugën që të çon te kodrat e Liqenit. Autori u përshkrua nga dëshmitarët si një djalë i ri i moshës 25-vjeç, i veshur me kostum sportiv dhe i mbuluar me kapuç. Policia megjithatë shpreson tek dëshmia e Kokës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, i cili aktualisht ndodhet nën terapinë intensive.