Arvizu:Shanse per President konsensual, Nano: Berisha e Rama,lejoni garen ne Kuvend
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ambasadori amerikan takon krerët e PD dhe PS: Po përpiqen të nxjerrin një kandidat të përbashkët.
Arvizu: Berisha dhe Rama meritojnë vlerësim për përpjekjet.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, takoi menjëherë pas seancës parlamentare Edi Ramën dhe Sali Berishën.
Pothuaj në kohë të barabarta bisede me secilin prej tyre, kryediplomati amerikan ka inkurajuar vazhdimin e dialogut mes maxhorancës dhe opozitës. Fillimisht ambasadori amerikan ishte në selinë rozë në takim me kreun socialist. Pas takimit, kreu i prezencës së SHBA-së në Tiranë duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, deklaroi se vlerëson përpjekjet e Kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së Edi Rama, për nxjerrjen e një kandidati konsensual për postin e Presidentit të ri të vendit.
“Raundi i tretë ka përsëri hapësirë për 84 vota, por para së gjithash PS dhe kryetari Edi Rama meritojnë vlerësim që ata nuk po insistojnë që kandidati të jetë një person që i përket së majtës. Mendoj se PD dhe veçanërisht Kryeministri Sali Berisha meritojnë vlerësim që e kanë bërë të qartë se ai po bën përpjekje për të prezantuar kandidat dikë me të cilin ai të ndihet komod për të punuar dhe mund të punojë, por që nuk përfaqëson interesat e ngushta dhe vetëm të partisë”, theksoi Arvizu. Sipas diplomatit amerikan në Tiranë, duhet inkurajuar përpjekja që palët po bëjnë për të zgjedhur një President konsensual e të pranuar nga palët. “Për mua të dyja palët po përpiqen që të nxjerrin një kandidat dhe besoj se duhet t’i inkurajojmë”, përfundoi fjalën e tij ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu.
Takimi sot, ndryshe nga një ditë më parë që u zhvillua në një nga lokalet e Tiranës, është realizuar në selinë e PS. Pas takimit me kryesocialistin, Aleksandër Arvizu iu drejtua godinës së Kryeministrisë, ku u prit nga kreu i qeverisë Sali Berisha. Edhe ky takim zgjati rreth 40 minuta, por në përfundim të tij ambasadori Arvizu nuk bëri asnjë deklaratë për mediat. Takimet e Arvizu kryhen pak minuta pasi Kuvendi konsumoi brenda një minute edhe raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Pasi në konkurrim nuk u paraqit asnjë kandidat dhe në këtë mënyrë, sipas ligjit, votimi quhet i kryer. Seanca u mbyll shumë shpejt. Pritej që raundi i djeshëm në Parlament të konsumohej pa votim, pasi takimi mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama, rezultoi pa emra kandidatesh. Pritet që ditën e premte të zhvillohet raundi i tretë për votimin e Presidentit, si shansi i fundit për të votuar një President konsensual.
Moro: Takimi Berisha-Rama, inkurajues
Ambasadorja franceze, Kristine Moro, tha dje se Presidenti duhet të zgjidhet në përputhje me vullnetin e pjesës më ta madhe të të gjitha forcave politike në vend. “E shohim takimin mes Berishës dhe Ramës si një shenjë inkurajuese dhe ne shpresojmë që dialogu mes të gjitha forcave politike të vazhdojë për të siguruar një emër për Presidentin, që të jetë një emër në përputhje me vullnetin e pjesës më ta madhe të të gjitha forcave politike në vend. Do të doja të theksoja që bashkësia ndërkombëtare është shumë e interesuar që reforma e Kodit Zgjedhor në Shqipëri të përfundojë sa më shpejt”, u shpreh ambasadorja. Deklaratat e Moros janë bërë pas një takimi në Berat për planifikimin urban të trashëgimisë kulturore, me qëllim ruajtjen e trashëgimisë në vend dhe në rajon. Berati është duke krijuar një partneritet me shoqatën franceze të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe ky partneritet do të vijojë funksionimin e mëtejshëm me veprimet dhe punën e përbashkët për mënyrat se si do zhvillohet kjo trashëgimi.
Sanino, në Tiranë para raundit të tretë të votimit
Drejtori i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino, do të vijë të enjten për një vizitë zyrtare në Tiranë, një ditë përpara se Parlamenti të mblidhet për të votuar në raundin e tretë të garës për Presidentin e ri të vendit. Në axhendën e zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian është takimi me Kryeministrin Sali Berisha, zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, Presidentin Bamir Topi dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Ky takim vjen edhe pas apelit të fundit të komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, për të mos shkaktuar krizë në procesin e zgjedhjes së Presidentit. “Dëshira e Brukselit ka qenë dhe mbetet zgjedhja sa më e shpejtë e Presidentit sipas germës dhe frymës së Kushtetutës. U takon partive politike shqiptare që të bëjnë të mundur që kjo situatë të kapërcehet e të mos krijohen probleme shtesë”, u shpreh Fyle.
Grossruck: Zaganjori, i kompletuar
Zv.Presidenti i Asamblesë së OSBE-së, Wolfgang Grossruck, e ka vlerësuar kandidatin e maxhorancës për President si një figurë të kompletuar. “Personalisht nuk e njoh Zaganjorin, por meqë vjen nga Gjykata Kushtetuese, është person i kompletuar nga ana profesionale dhe ka dijeni për fushën e ligjeve. Nano? E njoh prej kohësh, politikan i formuar, por nuk e di ccfarë bëhet me të kohët e fundit”, u shpreh Grossruck. I pyetur mbi ecurinë e procesit, ai tha: “Jo, nuk ka vend për krizë, janë gjera krejt normale në një vend demokratik. Të tilla kanë ndodhur dhe Austri, por e rëndësishme është që palët të paraqesin kandidatët dhe të ballafaqohen, t’i fusin në garë dhe të votohen”.