e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Arsenali fiton, por Bayern kalon me tej

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Arsenali fiton, por Bayern kalon me tej
Arsenali ka mposhtur Bayerni-n në “Allianz Arena”, duke i shkaktuar humbjen e parë pas 29 ndeshjeve, por janë gjermanët ata që kalojnë më tej në çerekfinale.  Pasi fitoi sfidën e parë 3-1 në “Emirtetas Stadiom”, Bayerni vinte i qetë në shtëpi, teksa Arsenalit do t’i duhej një fitore 3-0 për të kaluar më tej. Ky rezultat dukej i pamundur, por Topçinjtë iu afruan shumë pranë për të  bërë të mundur atë që konsiderohej si e pamundur.

Gjithsesi rezultati 2-0 nuk mjaftoi për Arsenalit që të bënte mrekullinë. Në “Allianz Arena” mbrëmja ishte e ftohtë dhe me ngrica, gjë që ndoshta ndikoi në rrjedhën e lojës. Starti i takimit i takoi Arsenalit. Pas një aksioni  të mirë, Olivier Giroud morri një top nga Theo Walcott për të shënuar golin e parë të sfidës që në minutën e 3-të. Loja më pas u bë disi e mërzitshme ku vonesat e shumta, ndërhyrjet e ashpra si dhe daljet e shpeshta të topit jashtë fushe ia ulën ritmin.

Në fundin e lojës, Bayern për pak sa vuri në dyshim kualifikimin, teksa Koscielny goditi me kokë një top të ardhur nga ekzekutimi i goditjes nga këndi të Cazorlas.Topi u ndal në rrjetë, duke dyfishuar rezultatin për Arsenalin. Por shpresat e anglezëve u venitën shpejt teksa minutat e mbetura u kthyen në një teatër nga ana e bavarezëve që mundoheshin të vononin lojën.