e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Arrestime pas ndeshjes me Austrinë, ja çfarë futën tifozët në stadium (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Arrestime pas ndeshjes me Austrinë, ja çfarë futën tifozët në stadium (FOTO)

Një ditë pas përfundimit të ndeshjes miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë (2-1), mediat raportojnë për tifozë shqiptarë të arrestuar për thyerjen e sigurisë në stadiumin "Ernest Happel".

1257957_1_export_4037587_8046Sipas portalit "Houte.at", një tifoz është arrestuar për futjen e sendeve të ndaluara si 'detektorë metalik', kapsolle apo fishekzjarrë. Medait austriake kanë publikuar një foto për të cilën thonë se shpërthimi ndodhi pranë tribunës VIP dhe vendeve të rezevuara për shtypin.

Gazeta austriake shkruan se 'për fat nuk pati të lënduar dhe nga kjo ngjarje një tifoz shqiptar u identifikua dhe u arrestua'.

Gazeta përmend edhe ndërhyrjen e kapitenit Lorik Cana për qetësimin e situatës në radhët e tifozëve shqiptar, pas tensionit që u krijua edhe pse ndeshja ishte thjesht një miqësore.

Untitled-35Një ditë më parë ishte po kjo media e cila publikoi pamjet ku një tifoz shqiptar mbante në duar banerin që u fut në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Gazeta e përshkruajti këtë gjest si 'përdorim të ndeshjes miqësore për arsye politike'.