Arratisja e Vidalit në mes të natës/ Ja pamjet e lokalit brazilian Copacabana (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas lajmit të publikuar pak ditë më parë se Vidal braktisi hotelin ku qëndronte skuadra e Bajernit në përfundim të takimit me Juventusin (rreth orës 02.25 minuta - mes së martës dhe së mërkurës), mediat italiane kanë treguar me disa foto se si duket lokali brezilian.
Gazeta italiane "Corriere dello Sport", ka publikuar këtë të shtunë foto nga lokali që u bë edhe më i njohur pas festës së futbollistëve, pas ndeshjes së Champions-it, mes Juventusit dhe Bajernit (2-2).
Ky lokal thuhet se frekuentohet shpesh nga lojtarët e Juventusit, por edhe të skuadrave të tjera.
Më herët, është thënë se Vidali me disa shokë, u largua nga hoteli ku akomodohej Bajerni i Mynihut drejt lokalit Kopakabana: "Jo plazhi në Rio, por një ambient në Jug të Torinos, rreth 1 km nga stadiumi "Olimpiko". Atje kishte organizuar një festë private.",-kanë shkruar mediat e huaja.
Kalimtarët dhe njerëzit që ishin prezent pranë këtij vendi thanë se "Arturo erdhi bashkë me shokët Koman (ish-juventin), Riberi, Alkantara, Douglas Kosta, Rafinha dhe Alabën. Surpriza u bë edhe më e madhe kur në lokal hyri Paul Pogba, i cili ka raporte të mira me kilianin".

