e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Armstrong humbet 7 titujt e Turit te Frances

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Armstrong humbet 7 titujt e Turit te Frances
Lance Armstrong, çiklisti i cili shkroi historinë duke fituar shtatë herë Turin e Francës, mund të humbasë gjithçka. Kjo për shkak të një vendimit të Agjencisë Antidobing në SHBA. Armstrong u bë frymëzues dhe u kthye në ikonë për të gjithë botën e sportit duke u rikthye për të garuar pasi arriti t’i mbijetojë një kanceri në testikuj.

Ai akuzohet se ka përdorur substanca të ndaluara që prej vitit 1996. 40-vjeçari është shprehur se nuk ka ndërmend të luftojë kundër këtij vendimi pasi fitoret e tij kanë qenë legjitime dhe brenda rregullave. “Vjen një moment në jetën e njeriut kur ai thotë “mjaft është mjaft”. Për mua kjo kohë ka ardhur tani”, ka thënë Armstrong. Ai e ka quajtur hetimin “jo ligjor” dhe “gjueti shtrigash”.

“Është një ditë e keqe për të gjithë ne që dashurojmë sportin dhe heronjtë tanë të atletikës”, tha Travis Tygart, kreu i agjencisë antidoping.

Tashmë fati i titujve të fituar nga Armstrong në Turin e Francës mbeten në dorë të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit.

Në qershor, agjencia amerikane e antidopingut kishte siguruar dëshmitë e 10 ish-shokëve të Armstrongut të cilit pohonin për mashtrimin e tij dhe gjithashtu janë gjetur teste që zbulojnë përdorimin e substancave të ndaluara, raporton 'Washington Post'.

Armstrong është tërhequr nga çiklizmi profesional në shkurt të vitit 2010. Ai ka të drejtë për ta apeluar këtë vendim por siç është shprehur nuk ka ndërmend ta bërë këtë.

Agjencia e antidopingut ka bërë të ditur se do të cilësojë të pavlefshme rezultatet e tij nga vitit 1998 dhe do ta ndalojë të marrë pjesë për gjithë jetën në çiklizëm.