e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Armando Rexhepaj, 11-vjecari shqiptar qe luan me te rinjte e Fiorentines

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Armando Rexhepaj, 11-vjecari shqiptar qe luan me te rinjte e Fiorentines

Armando Rexhepaj është një djalë 11-vjeçar shqiptar që luan me të rinjtë e Fiorentinës dhe është vlerësuar si një talent i vërtetë nga teknikët e skuadrës italiane. I lindur në vitin 2002, djaloshi ka një pasion shumë të madh për futbollin, të ushqyer nga i ati i cili e ushqyer me dashurinë për futbollin që kur ishte i vogël.

Për moshën që ka 11-vjeçari nga Vlora zotëron një teknikë shumë të mirë dhe është i aftë të luajë me të dyja këmbët, aq sa në Firence e krahasojnë me Giancarlo Antognoni. Armando shihet nga skuadra e Fiorentinës si një talent i sigurt të cilin padyshim e pret një e ardhme  e ndritur në futboll.