e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Armand Duka serish ne krye te FSHF

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Armand Duka serish ne krye te FSHF

Armand Duka është rikonfirmuar si president i FSHF-së, duke e drejtuar edhe për 4 vjet të tjera institucionin shqiptar të futbollit. Sot është mblidhuar Asambleja e FSHF-së, me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ku përveç presidentit, do të zgjidhen edhe anëtarët e komitetit ekzekutiv. Duka ishte i vetmi kandidat në këto zgjedhje, pasi Kujtim Gjuzi nuk arriti të përzgjidhet nga komisioni i vlerësimit të kandidaturave, duke mbetur jashtë garës, edhe pse ky i fundit ka paditur në gjykatë FSHF-në.

E panishme në punimet e Asamblesë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolli, paraqiti projektet e qeverisë për zhvillimin e sportit.

“Vetëm duke ndërhyrë me strategji dhe masa efikase ne do të mund ta mbrojmë sportin dh eta kthejmë atë në një ndërmarrje dhe një aktivitet gjithëpërfshirës. Siç mund të jeni njohur me programin e qeverisë për sportin bazohet mbi dy kolona me vlerë etike për të ardhmen e sportit. Statusi i sportistit elitar bazuar në kriteret e arritura dhe rezultateve të larta, sporti në institucionet e arsimit parauniversitar dhe universitar. Do të shikojmë gjithashtu që në prioritet tona të kemi edhe skemën e financimit në një kuadër ligjor për sportin. Shumë shpejt do të njihemi edhe me një draft I cili do të diskutohet bashkarisht me ju për të dalë më pas me një produkt final”, u shpreh ajo.

Mandatet e mëparshme të Armando Dukës

2002 – Armand Duka u zgjodh për herë të parë president i FSHF-së në Asamblenë e vitit 2002, kur konkurroi përballë Mehdi Bushatit

2006 – Triumfi në zgjedhje përballë Salvador Kaçajt dhe Edmond Haxhiajt i siguroi 4 vite të tjera në drejtimin e futbollit shqiptar

2010 – Duka u rizgjodh nga Asambleja e FSHF-së për herë të tretë duke triumfuar në raundin e parë përballë Refik Halilit dhe Rudi Vatës.