'Ariu shqiptar' qe po mahnit boten e sporteve luftarake
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqiptari 13-vjeçar, Reshat Mati, po vlerësohet një supertalent në sportet luftarake. Mati, që është me origjinë nga Maqedonia e jeton në SHBA, është aq i avancuar në të gjitha disiplinat që stërvitet e ndeshet, saqë praktikisht konsiderohet i pamposhtur, shkruan Koha. Është kampion i të rinjve në boks në SHBA në kategorinë e tij, dhe mund të jetë edhe më i mirë në “muay thai”, kiboks apo mundje. Numrin e madh të fitoreve ai e ka arritur me nofkën “Ariu shqiptar”, një nofkë që shpreson t’u fusë frikën edhe më tepër kundërshtarëve në vitet e ardhshme.