e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Argjentina dhe Koreja e Jugut kalojne grupin B

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Argjentina dhe Koreja e Jugut kalojne grupin B
Nje fitore e paster ndaj Greqise plake i siguron Argjentines pozicionimin e sigurte ne krye te grupit B me pike te plota. Megjithese me shume ndryshime ne formacion, Argjentina e Maradones dominoi gjate gjithe kohes lojen, por pa arritur te zhbllokoje rezultatin deri ne minuten e 77 ku pas nje rremuje te vogel ne zone, mbrojtesi De Michelis godet fuqishem duke mos i lene mundesi portierit grek te reagoje.

“Ishte nje fitore e merituar, nuk ka dyshime per kete” deklaroi trajneri i kombetares gjermane Otto Rehhagel “Ne donim te shmangnim nje gol te shpejte dhe ia arritem, por eshte e qarte qe Argjentina ka me shume klas dhe kjo u dha atyre fitoren.”

Per t'u permendur eshte dhe paraqitja e lojtarit me origjine shqiptare Sotir Ninis per skuadren greke. Paraqitja e tij ishte teper e dobet dhe u vleresua me noten 5. (Ndoshta do kishte shkelqyer me shume me bluzen e kombetares shqiptare, te cilen e pat refuzuar ne Shkurt te vitit 2007).

Ndeshja tjeter vuri perballe Nigerine me Korene e Jugut. Megjithese nje ndeshje teper aktive dhe me shume raste te cuara dem nga skuadra Nigeriane, rezultati perfundoi ne barazim 2-2. Barazimi favorizoi skuadren e Korese se Jugut e cila kualifikohet per ne raundin tjeter me 4 pike dhe pret ndeshjen ndaj Uruguajit per te pasur nje mundesi per te vazhduar me tej aventuren ne kete boteror.

Emocione te forta do kete dhe ne perballjen e Argjentines me Meksiken. Eshte koincidence, por dhe 4 vite me pare ne Gjermani, fati vuri Argjentinen perballe Meksikes ne ndeshjet kualifikuese pas raundit te pare, ku Argjentina fitoi 2-1.