e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Anglia fiton me përmbysje ndaj Gjermanisë (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Anglia fiton me përmbysje ndaj Gjermanisë (VIDEO)

UPDATE/ Anglia mposhti 2-3 Gjermaninë në "Olimpiashtadion". Edhe pse ndeshja u luajt në kuadër të miqësoreve të muajit mars që zhvillohen para "Euro 2016", skuadrat treguan një përgatitje të lartë në fushë ku nuk munguan golat dhe spektakli.

Football Soccer - Germany v England - International Friendly - Olympiastadion, Berlin, Germany - 26/3/16 England's Adam Lallana in action with Germany's Mats Hummels Action Images via Reuters / Carl Recine Livepic EDITORIAL USE ONLY.

Fillimisht, vendasit kaluan në avantazh në minutën e 43´ të pjesës së parë me anë të Toni Kros. Pjesa e parë ishte e balancuar për të dyja skuadrat, të cilat zhvilluan një lojë të kujdesshme, por skuadra e Lëvit ishte ajo që shkoi në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Gjermanët dyfishuan rezultatin në minutat e para të pjesë së dytë. Por anglezët nuk u dorëzuan. Harri Kane ngushtoi rezultatin në minutën e 61 në 2-1, ndërsa Jamie Vardy barazoi shifrat në minutën e 74´. Kur u duk se ndeshja do të mbyllej në barazim, Erik Dier shënoi golin e tretë të kësaj ndeshjeje, duke përcaktuar edhe rezultatin final.

224628705-b01df129-afc4-452f-bf58-15e8dc8d79d8Para fillimit të ndeshjes, trajneri i Gjermanisë vlerësoi lojtarët e skuadrës kundërshtare, duke thënë se ata janë futbollistë cilësorë që mund të ndryshojnë fatin e ndeshjes në çdo moment.

Ndërsa trajneri i Anglisë, Roj Hoxhson ka thënë se shkon në Gjermani për një fitore dhe nga kjo ndeshje do të përcaktohen shumë gjëra për formacionin e ardhshëm të ekipit të tij.

Para fillimit të ndeshjes, policia kreu kontrolle të rrepta në stadium. Masat e forta të policisë vijnë pas sulmeve terroriste që ndodhën në Bruksel pak ditë më parë.

202402146-45cdd2f6-ba89-4f1e-8fa4-8a205e7733ef

Pak kohë para fillimit të takimit, mediat ndërkombëtare publikuan edhe formacionet zyrtare.

Gjermani - Angli 2 - 3
Gol: Toni Kros 43´, Gomez 57'/ Kane 61´, Vardy 74´, Dier 90´

FORMACIONET ZYRTARE:

Gjermania: Neuer, Can, Rüdiger, Hummels, Hector, Kroos, Khedira, Müller, Özil, Reus, Gomez.
Trajner: Joakim Lëv.

Anglia: Butland, Clyne, Rose, Dier, Cahill, Smalling, Lallana, Henderson, Kane, Alli, Welbeck.
Trajner: Roj Roxhson.