e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Anglezet te sigurte: Januzaj ka zgjedhur Kosoven!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Anglezet te sigurte: Januzaj ka zgjedhur Kosoven!

Adnan Januzaj vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes nga mediat angleze. Talenti i Mançester Junaited ende nuk ka vendosur se cilin vend ta përfaqësoj: Kosovën, Shqipërinë, Belgjikën apo Anglinë. Por, Star Sport ka zbuluar se Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka ftuar Januzajn në ndeshjen miqësore që Kosova do ta luaj kundër Haitit me 5 mars.

Këtë e ka konfirmuar sekretari i FFK-së, Eroll Salihu. “Ne jemi në diskutime me familjen e Adnanit. Një talent si ai të ishte në ndeshjen tonë të parë, do të ishte e jashtëzakonshme dhe simbolike. Ne mendojmë se ai e ka detyrë ta përfaqësoj vendin e tij, nëse edhe për vetëm 15 minuta”, ka thënë Salihu për Daily Star.


“Unë e theksoj se ky është një gjest simbolik. Duke luajtur në këtë ndeshje, ne nuk jemi duke menduar se do të bëjë ndonjë angazhim për ne. Është një miqësore dhe nuk do të ndikojë në të, edhe në qoftë se dëshiron të luaj për një vend tjetër në të ardhmen”, është shprehur Salihu.


Ai ka thënë se janë duke shpresuar që Januzaj do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës, dhe do të grumbullohet me përfaqësuesen e Kosovës. Ndërkohë, trajneri i Anglisë, Roi Hodgson ka bërë të ditur se nuk mund të mendojë për talentin e Mançester Junaited, deri kur Federata e Futbollit e Anglisë (FA) të vendosë nëse do ta natyralizojnë apo jo futbollistin shqiptaro-belg. Mbetet për t’u parë se kush do të jetë vendimi i Adnan Januzajt dhe familjes së tij, dhe nëse këto bomba të mediave britanike janë një formë presioni ndaj lojtarit apo jo…