Vazhdojne aktivitetet e Qytetit te arteve

Vazhdojne aktivitetet e 'Qytetit të arteve'
Kalendari i programit të “Qytetit të arteve” të Akademisë së Arteve në Tiranë përmban një sërë aktivitetesh në fusha të ndryshe të artit si; muzikë, art skenik, ndërdisiplinor dhe pamor. Kështu ndër aktivitetet që do të zhvillohen janë; koncerte, balet, mbrëmje poetike, koncerte simfonike, muzikë e dhomës, deri tek spektakle, tryeza të rrumbullakëta, promovim librash. Hapësira ku do të zhvillohen këto aktivitete, janë Akademia e Arteve, “Blackbox”, Galeria e Arteve Skenike, pra çdo ambient duke përfshirë dhe sallat e Akademisë. Ky program i shërben pasurimit të jetës artistike në kryeqytet, rritjes së konkurrencës në tregun artistik, si dhe rritjes së mundësisë së personelit akademik dhe studentor që të prezantojnë arritjet më të mira krijuese dhe interpretuese të Akademisë së Arteve.

Në programin e javës janë parashikuar aktivitet e mëposhtme: Në datën 20 dhjetor në axhendën e këtij programi janë tre aktivitete të ndryshme. Në orën 10:00, Nikolla Thano do të paraqesë në Akademinë e Arteve të Bukura aktivitetin me titull “Skulpturë funksionale parku”, kurse në orën 11:00, në sallën e padagogëve, pianistja dhe pedagogia Anita Tartari do të japë një leksion dhe koncert me 24 preludet e Shopenit.

Në orën 18:00 të po kësaj date Eni Shehu nga Fakulteti i Artit Skenik do të flasë për Migjenin në prozë dhe poezi, parë në versionin bashkëkohor. Në datën 21 dhjetor, Edison Ceraj prezanton në galerinë FAP katalogun e punimeve të studentëve, 2009-2010. Në datën 22 dhjetor, ora 18:00, Ardian Isufi vjen në galerinë FAP me aktivitetin e titulluar “Fjala” Në datën 22 dhjetor, Besnik Bisha do të flasë në Sallën Black Box mbi hapësirat e studentëve në Akademinë e Arteve, kurse në orën 19:00, në sallën e madhe të koncerteve të Akademisë së Arteve, Fatos Qerimi do të japë një koncert me formacionin e tij muzikor “Big Band Orchestra”. Ndërsa në datën 24 dhjetor, ora 19:00, në sallën e madhe të koncerteve të Akademisë organizohet “Academy Grand Gala”... Hyrja është e lirë për të gjitha aktivitetet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama