Analiza e Grupit B
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Favoritët:
Argjentina: Përkundër paraqitjes së saj të dobët në eliminatoret e zonës të Amerikës së Jugut, potenciali i skuadrës së Diego Maradonës është i madh. Ka në skuadër plotë talentë të klasit më të lartë botëror. Sfida më e madhe e trajnerit të papërvojë, Maradonës është që individualistët e spikatur t’i kthej në forcë grupi dhe t’i shtyejë ata që të punojnë për ekipin. Ai nuk ka qenë në gjendje të bëjë këtë deri më tash. Përkundër kësaj Argjentina me emrat që ka në skuadër është favoritja kryesore për të dalë e para në Grupin B.
Nigeria: Edhepse ka mungesë të yjeve për dallim nga botërorët e kaluar, trajneri Lars Lagerback do të duhet mbështetet në balancën e skuadrës dhe në përvojën e lojtarëve për të arritur rezultate. Nigeria e siguroi biletën për Botërorin 2010 vetëm pas ndeshjes së fundit kualifikuese. “Super Shqiponjat” do të jenë favorite për të siguruar një vend në raundin e dytë.
Autsajderët:
Korea e Jugut: Nën udhëheqjen e të trajnerit Huh Jung-Moo, jug-koreanët kanë qenë jo shumë bindës në eliminatore, ndonëse dolën të parët në raundin final. Me sigurimin e biletës për në Afrikë të Jugut, Korea e Jugut është bërë përfaqësuesja me më së shumti paraqitje në botërore. Por, ka dyshime nëse kjo përfaqësuese mund të transferojë dominimin regjional në arenën botërore. Me përvojën e tyre dhe stilin e lojës, Korea e Jugut mund të bëhet një nga kandidatët për të zënë dy vendet e para në Grupin B. Por, një përsëritje të suksesit në Botërorin 2002 kur arriti në gjysmëfinale, duket jashtë mundësive të saj.
Greqia: Greqia nën udhëheqjen e Otto Rehhagelit është bërë një arrë e fortë për t’u thyer. Kampionja e Evropës e vitit 2004 do të luajë për herë të parë në botëror që nga Botërori 1994 kur debutoi. Greqia është solide në mbrojtje dhe mjaft e saktë në sulm. Rehhagel do të synojë që të mos përsërisë rezultatin që pati Greqia në “SHBA 1994” ku i humbi bindshëm të tri ndeshjet. Po ashtu, besimi në kampin grek do të jetë edhe më i madh pasi që eliminuan në barazh për Botërorin 2010, çerekfinalistin e botërorit “Gjermania 2006”, Ukrainën.
Lojtarët që duhet shikuar:
Lionel Messi (Argj), Javier Mascherano (Argj), Carlos Tevez (Argj), Juan Sebastian Veron (Argj), Park Ji-Sung (Kor J.), Park Chu-Young (Kor J.), Obafemi Martins (Nig), Ayiegbeni Yakubu (Nig), Georgios Karagounis (Gre), Theofanis Gekas (Gre).
Ndeshja vendimtare:
Argjentina – Nigeria: Dy skuadrat e mëdha kanë siguruar biletën për në Afrikë të Jugut vetëm pas fitoreve të shënuara në xhiron e fundit të eliminatoreve. Ballafaqimi i tyre në ndeshjen e parë të Grupit B, njëherit mund të vendos për fatin e tyre. Historia është në anën e argjentinasve, që kanë fituar dy ballafaqimet e kaluara në fazën grupore të botëroreve: 2:1 në SHBA 1994 dhe 1:0 në Kore e Japoni 2002.
Shikim në të kaluarën:
Greqia – Nigeria, 30 qershor 1994: Në ndeshjen e fundit të Grupit D në SHBA 1994, Nigeria e siguroi fitoren ndaj Greqisë me rezultatin 2:0 me golat e Finidi Georget dhe Daniel Amokachit. Me këtë siguroi Nigeria vendin e parë në grup para Bullgarisë dhe Argjentinës. “Super Shqiponjat” në 1/8 e finales u mposhtën nga Italia pas lojës shtesë me rezultatin 2:1. Italia u shpall nënkampione në atë botëror. Greqia në anën tjetër u kthye në shtëpi me tri humbje dhe pa asnjë gol të shënuar.
A e keni ditur?
Diego Maradona do të rëgjistrojë paraqitjen e tij të parë në botëror si trajner kundër Nigerisë, ndaj të cilës bëri paraqitjen e fundit në botëror si futbollist, më 1994. Në atë botëror në SHBA, Maradona shënoi golin e tetë dhe të fundit në botërore në fitoren 4:0 kundër Greqisë. Ai më pas u kthye në shtëpi pasi dështoi në testin e dopingut. Maradonës po ashtu do t’i kthehen kujtimet edhe në përballje me Korenë e Jugut. Në ndeshjen e parë në Botërorin 1986 Argjentina e kishte mposhtur Korenë me rezultatin 3:1.
Statistika:
25 – është numri i paraqitjeve në botërore të katër skudrave të Grupit B. Argjentina udhëheq me 14 herë, Korea e Jugut pason me shtatë sosh, Nigeria ka tri paraqitje, ndërsa Greqia një.