e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ambasadori serb, Batakovic: 'Shqiperia e madhe', realitet kercenues

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ambasadori serb, Batakovic: 'Shqiperia e madhe', realitet kercenues
Projekti ‘Shqipëria e madhe’ kërcënon gjithë shtetet e Ballkanit. Kështu është shprehur për të përditshmen serbe ‘Blic’, ambasadori i Serbisë në Francë, Dushan Batakoviç. Diplomati me profesion historian, deklaroi se projekti i Shqipërisë së madhe po rrezikon stabilitetin e brishtë në Ballkan.

“Shqipëria Natyrore është një tjetër emër për Shqipërinë e madhe. Ky është një projekt me mbështetje të konsiderueshme për shumë vite nga elita shqiptare në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët dhe siç është njoftuar, ky projekt po realizohet ngadalë. Prandaj, deklarata ime ishte më shumë një konkluzion i një situate aktuale sesa një projeksion hipotetik i së ardhmes “, – tha Batakoviç. Në intervistën për ‘Blic’, Batakoviç u shpreh se ky proces ka përparuar më tej.

“Unë mendoj se shtypi ynë dhe publiku në përgjithësi duhet ta ndjekë këtë proces me vëmendje shumë më tepër. Se procesi ka shkuar tashmë larg dhe ç’është më e rëndësishmja, rrezikon interesat tona kombëtare vitale dhe stabilitetin rajonal, veçanërisht stabilitetin e brishtë në Ballkan”, – tha ai duke sqaruar ndërkaq se ai po flet si historian dhe jo si ambasador i Serbisë në Paris.

Siç thuhet në këtë të përditshme, Batakoviç e ka studiuar Kosovën si çështje për dekada të tëra, çështje për të cilën kohët e fundit ka botuar edhe një libër me titull “Kosova, drama e Serbisë; Një perspektivë historike”. Sa i përket Serbisë, diplomati thotë se shteti ka arritur në një krizë identiteti, dhe kjo si pasojë e aspekteve negative që erdhën pas jugosllavizmit dhe titoizmit.