Ambasadori: Statusi do te rivleresohet pas nje viti
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Henk van den Dool, në një intervistë për “Shqip” flet për proceset e rëndësishme të ditëve të fundit, siç është liberalizimi i vizave dhe refuzimi i KE-së për dhënien e statusit kandidat në BE Shqipërisë. Diplomati holandez thekson se politika shqiptare ka të drejtë të bëjë festë për vizat, por do të kuptojë se kjo e drejtë nuk siguron që Shqipëria të jetë më pranë BE-së. Ambasadori Dool deklaron se palët politike duhet të kenë vullnet dhe të bashkëpunojnë për reformat, në mënyrë që të marrin statusin e vendit kandidat në BE. Në këtë kuadër ambasadori thekson se KE-ja do ta monitorojë Shqipërinë për hapat e ardhshëm që do të bëjë në përmbushjen e detyrimeve dhe se vitin tjetër, në progres-raportin e radhës do të vlerësohet nëse vendi ynë do të bëjë progres drejt rrugës në BE apo jo.
Zoti ambasador, çfarë duhet të bëjnë shqiptarët tani që morën të drejtën e lëvizjes së lirë, për të pasur një udhëtim të këndshëm në Europë?
Është një pyetje shumë interesante, sepse lidhet me shqiptarët dhe jo me politikën. Unë mendoj se shqiptarët vërtet e kanë kuptuar se çfarë do të thotë liberalizim i vizave. Ky liberalizim nuk do të thotë që ti mund të shkosh në Holandë, apo Gjermani për të punuar dhe për të ndenjur aty. Ky liberalizim ka të bëjë me faktin se ti mund të qëndrosh 90 ditë në një vit në çdo vend të Europës. Liberalizimi i vizave do të thotë që ti të shkosh në Itali, Greqi, Gjermani, Holandë etj., të vizitosh miqtë ose familjen nëse të ndodhet aty, të flasësh me njerëzit, të shikosh ç’bëhet jashtë Shqipërisë dhe të kthehesh përsëri në vend për t’u treguar miqve këto eksperienca. Po kështu e di se qeveria juaj po përpiqet të zhvillojë një fushatë për t’i informuar njerëzit në lidhje me këtë, nëpërmjet televizionit, gazetave etj.
Unë nuk e di se sa e suksesshme është kjo fushatë, sepse nuk jam shqiptar që ta kuptoj me saktësi. Por gabimet që janë bërë vitin e shkuar kryesisht nga maqedonasit, një numër i madh i të cilëve shkuan në Europë dhe menduan se mund të merrnin të drejtën aty për të punuar, nuk duhet të përsëriten më. Unë jam i qëndrimit se shqiptarët e duan vendin e tyre dhe për këtë arsye mendoj se shumica e tyre dërrmuese duan të kthehen përsëri, fakti është që me të drejtë ata janë kuriozë dhe duan të shohin se çfarë bëhet në Europë.
Po politika shqiptare çfarë duhet të bëjë për ta kthyer liberalizimin e vizave në një histori suksesi për Shqipërinë dhe për të “shpërblyer” BE-në për këtë vendim të rëndësishëm që mori?
Para së gjithash, nuk mendoj se liberalizimi i vizave është një dhuratë e Europës për Shqipërinë. Shqiptarët vetë kanë punuar shumë për të përmbushur kriteret që kërkoheshin për vizat, prandaj shqiptarët duhet të falënderojnë veten që e arritën liberalizimin, sepse nuk ishte dhuratë nga ne. Por është e vërtetë që lëvizja e lirë në Europë është ndryshe nga të qenët pjesë e Bashkimit Europian. Ky është një proces tjetër dhe një rrugë tjetër për t’u shkelur. Liberalizimi do të bëhet i mundur në mesin e muajit dhjetor, por rruga drejt integrimit të BE-së është tjetër. Ju e dini që Komisioni Europian do të shpallë sot opinionin e tij për Shqipërinë. Unë nuk e kam lexuar ende këtë opinion, por tashmë dihet që nuk është mesazhi të cilin Shqipëria shpresonte të kishte.
Ndonëse nuk e kam lexuar, nuk mendoj se ky opinion thotë që Shqipëria nuk do të jetë kurrë gati për Bashkimin Europian, por aty pritet të thuhet që vendi juaj ka bërë hapa. Por për t’u bërë një vend kandidat në BE, politika shqiptare duhet të kuptojë që sigurisht ti mund të bësh një festë të madhe për liberalizimin e vizave dhe duhet ta bësh se është një vendim i mrekullueshëm, por të nesërmen në mëngjes kur të çohesh, do të kuptosh se pavarësisht kësaj, Shqipëria përsëri nuk është më pranë BE-së. Dhe faktikisht, ashtu siç pritet të thuhet edhe nga Komisioni Europian, në vitet e fundit nga ana e Shqipërisë nuk është bërë shumë progres. Dhe për aq kohë sa vendi nuk tregon vullnet politik, me mazhorancën dhe opozitën që bashkëpunojnë për zhvillimin e vendit, atëherë askush të mos presë që vendi të përparojë për sa i përket shtetit të së drejtës, institucioneve të pavarura, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhet të kuptohet që të gjitha këto hallka janë shumë të rëndësishme gjatë rrugës për t’u bërë një vend kandidat. Kështu që bëni festë për vizat, unë i uroj të gjithë për këtë arritje, sepse Shqipëria e meritoi, por më e rëndësishme për Shqipërinë është të procedojë për të qenë sa më afër Bashkimit Europian.
Ju folët për festën, por ajo u shty për në ditët në vazhdim, nisur nga aksidenti tragjik rrugor që ndodhi në vend...
I kam parë lajmet dhe sot pata rastin të kaloj në atë rrugë ku ndodhi tragjedia e madhe. Mendoj se qeveria tregoi një shenjë respekti ndaj viktimave kur qeveria vendosi të shtyjë festimet për vizat, nisur nga kjo ngjarje tragjike.
Megjithatë, për sa i përket liberalizimit të vizave, Holanda ishte një nga vendet më skeptike për këtë vendim. Nga buroi ky skepticizëm?
Mund të them që Holanda është gjithmonë skeptike, sepse ajo është një mike e mirë e Shqipërisë dhe supozohet se miqtë e mirë duhet të jenë në gjendje të të thonë të vërtetën. Nga ana tjetër, mund të them se qeveria e Holandës dhe e Francës po ashtu, patën disa shqetësime me mënyrën e formulimit të tekstit të paraqitur nga Komisioni Europian për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Kështu këto vende i kërkuan KE-së sqarime shtesë se çfarë do të thoshte me atë që shkruante në dokument. Por siç e dini, në mbledhjen e ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian, ku u mor edhe vendimi për heqjen e vizave, nuk pati as edhe një votë kundër këtij vendimi, por ai u mor në unanimet. Po kështu, pak javë më përpara, për këtë vendim votoi pro edhe Parlamenti Europian, por disa deputetë votuan kundër dhe një nga këta europarlamentarë ishte nga Holanda. Ky eurodeputet i përket në vendin tim një partie të krahut të djathtë dhe ai votoi kundër, pasi e argumentoi vendimin e tij. Votoi kundër, sepse ashtu e mendonte dhe në fund të fundit kjo është demokracia. Por unë jam i lumtur që shumica e Parlamentit Europian nuk u ndikua nga pozicioni i tij.
Tashmë që Shqipërisë pritet t’i refuzohet kërkesa e saj për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, çfarë pritet të ndodhë me këtë proces? Kur pritet të kemi një tjetër vlerësim nga Komisioni Europian për këtë kërkesë?
Nuk jam shumë i sigurt ç’do të ndodhë më vonë, varet nga mënyra se si Komisioni Europian e ka vlerësuar këtë opinion, sepse siç e thashë nuk e kam lexuar. Por mendoj se aty do të thuhet se Shqipëria nuk është ende gati për statusin kandidat dhe duhet të bëhet më shumë progres. Shqipëria e ka dorëzuar kërkesën e saj për statusin vitin e shkuar dhe ky opinion që do të jepet, lidhet me këtë kërkesë. Në këtë kuadër ju nuk e keni më të nevojshme të bëni një kërkesë tjetër për këtë status, sepse e keni bërë njëherë, por duhet të përmbushni detyrimet dhe të bëni progres në mënyrë që ta merrni këtë status.
Supozoj se KE-ja ka disa mekanizma monitorues për të gjurmuar atë çfarë po bën Shqipëria. Ju do të keni raporte progresi vjetore, siç është ai që do të paraqesë sot KE-ja për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit. Në këtë kuadër mendoj se Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së do të vëzhgojnë se çfarë po bën Shqipëria për të arritur qëllimet e saj dhe për të hedhur hapa të rinj dhe vitin tjetër në të njëjtën kohë do të ketë një tjetër opinionin nga KE-ja për të treguar se si ka e çuar Shqipëria dhe sa afër është vendi juaj statusit të vendit kandidat.