Albana Dhimitri - 'U larguam nga Marshimi i Bashes mbi Bashki'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Albana Dhimitri, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës deri para pak ditësh, vijon të bëjë dorëzimet e fundit, pas dorëheqjes së dhënë nga posti i lartë në Bashkinë e kryeqytetit. Në këtë intervistë ajo flet për përjetimin e rotacionit traumatik, nga qeverisja e institucionit nga Edi Rama tek rivali i tij Lulzim Basha. “Tjetërsimi i votës prodhoi një kryebashkiak pa legjitimitet”, shprehet ajo
Zonja Dhimitri, ju keni dhënë dorëheqjen nga funksioni i nënkryetares së bashkisë së Tiranës. Pas jush dhanë dorëheqjen edhe funksionarë të tjerë të lartë të institucionit. Cila është pjesa, le ta quajmë, e natyrshme e këtij gjesti dhe ajo pjesë që, në një situatë tjetër, s’duhej të kishte ndodhur?
Është e natyrshme që stafi i Kryetarit të Bashkisë, nënkryetarët dhe kabineti i tij të lënë detyrën së bashku me Kryetarin e Bashkisë. Ajo çfarë prodhoi rotacioni pa legjitimitet në Bashkinë e Tiranës, ishte largimi në masë i drejtuesve të niveleve të larta të administratës, të cilët gëzojnë individualisht mbrojtje ligjore nën statusin e nëpunësit civil.
Ky është një gjest publik i admirueshëm, në rrethana të imponuara antidemokratike, që shpreh një përgjegjësi të lartë qytetare si kundërvënie civile ndaj përfaqësusve të forcës së pushtetit. Ata që i shërbyen me përkushtim Tiranës dhe ligjit për vite me rradhë si nëpunës civilë të shtetit, refuzuan të heshtin ndaj të keqes që prodhoi deformimi i turpshëm i votës së kryeqytetasve.
Gjesti i tyre ishte zëri i qytetarisë kundër rreshtimit “ushtarak” të administratorëve dhe gjykatësve të procesit zgjedhor, që nën urdhërat e pushtetit shkelën çdo normë demokratike, për të tjetërsuar përfaqësimin e qytetarëve në Bashkinë e Tiranës.
Në një letër drejtuar publikut, zyrtarët e shprehen se “drejtuesi i ri nuk ka legjitimitet”. Si e komentoni këtë përcaktim?
Kjo është një pyetje për ta, po unë sigurisht mund ta bëj komentin tim. Ata nuk ishin nëpunësit e zakonshëm të Shqipërisë së sotme, ku vendet në administratë merren përmes rrugës së partisë apo parasë. Termi “administratë e depolitizuar”, që përcakton një kusht të integrimit në çdo dokument të Bashkimit Europian dhe që përbën një premisë fillestare për një shtet në shërbim të qytetarëve, në Bashkinë e Tiranës ishte realitet. Të punoje me këta drejtues ishte kënaqësi dhe sfidë profesionale, jo rutinë banale, siç ndodh rëndom në administratën e politizuar në çdo qelizë të shtetit të sotëm.
Ata padyshim e respektonin dhe çmonin shumë Edi Ramën. Në rradhë të parë, sepse fjala e tyre dëgjohej me respekt dhe roli i secilit nuk kufizohej as kushtëzohej me cfarëdoqoftë jashtë kuadrit të detyrës shtetërore. Në kuptimin e plotë të fjalës drejtuesit e administratës së bashkisë nuk i kanë shërbyer kryetarit, por qytetarëve të Tiranës, të përfaqësuar sigurisht nga kryetari me votë të lirë. Pas 8 majit nuk është më kështu. Tjetërsimi i votës ka prodhuar një kryebashkiak pa legjitimitet, me rrjedhojë delegjitimin e institucionit që do ketë pasoja të pashmangshme nga kjo ndodhi e shëmtuar.
Mjafton të kujtojmë letrën që Ismail Kadare i drejtoi Z.Basha, në nisjen e atij rrugëtimi “ushtarak” për marrjen e mandatit në tavolinë. Ishte hera e parë në dijeninë time, që Ismail Kadareja ndërhyn në një proces politik. E bëri, besoj unë, pikërisht për të ndalur delegjitimimin e një procesi demokratik si zgjedhjet, prej nga pastaj është e ditur se mund të lindin probleme nga më të rëndat për shoqërinë. Të gjithë pamë se si me brutalitetin e fuqisë që të jep pushteti abuziv, Z.Basha dhe kampi i tij e shpërfillën urtësinë e shkrimtarit të madh, pa u munduar të ruajnë as etikën.
A mund të na e përshkruani shkurtimisht situatën në bashki pas çertifikimit të fitores së Bashës? Si është klima aty dhe sa mendoni se e prek ky ndërrim stafete ritmin e punëve në këtë institucion?
Fitorja e Bashes?! Ky nocion as formalisht nuk meriton të shqiptohet, pasi dihet fare mirë nga të gjithë se në çfarë rruge po hyn Z.Basha në bashki. Por, nëse ju i referoheni faktit të mandatit të vjedhur në tavolinë, mund të them se në bashki ndjehet po ai trishtim që ndjehet edhe ndër qytetarët e thjeshtë. Vjedhja u bë fakt dhe fakti u festua si fitore nga pushtetarë dhe militantë hakërryes e flamujtundës, që disa herë rresht u sollën zhurmshëm rreth bashkisë dhe në rrugët e Tiranës, duke intimiduar qytetin si në një moment pushtimi.
Këtë përjetim aspak festiv e kanë pasur mesa duket jo vetëm qytetarët e Tiranës, po edhe qytetarët e huaj, sipas asaj që lexova në intervistën e Ambasadorit të Danimarkës. Zor të mendosh se prej një mandati të vjedhur dhe një fryme të tillë pushtuese, mund të priten zhvillime të mira për institucionin e për Tiranën.
Si i keni përjetuar zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, e sidomos fazën e numërimit të votave dhe betejën ligjore që pasoi?
Besoj të gjithë, njësoj si unë, e kanë të ndarë në dy pjesë përjetimin e këtyre zgjedhjeve. Dy pjesë diametralisht të ndryshme me njëra-tjetrën, në një rrjedhë kohore të mbushur fillimisht me emocionalitet të vecantë dhe pastaj me absurditet të paimagjinueshëm.
Pjesa e parë, ajo e numërimit të çdo vote të qytetarëve të Tiranës, ku gjithë vendi u përfshi në numërim përmes ekranit, më ka shkaktuar një emocion të fortë që nuk do ta harroj kurrë. Një fitore e mrekullueshme për nga ngarkesa e pafundme emocionale, që çliroi beteja e numrave deri në kutinë e fundit. Por edhe një sodisfaksion i madh për kapërcimin me sukses të hendekut të hapur përmes njëqind mënyrash nga aleanca e pushtetit, që të pengonte shumicën të konfirmonte Edi Ramën me votë të lirë.
Më pas erdhi pjesa tjetër, kthimi i dhimbshëm në realitetin e rëndomtë të shkeljes së ligjit për të vjedhur dhe të vjedhjes së votës, që këtë herë u krye si një torturë televizive ndaj qytetarëve. Ishte një dhunim që ngre shumë pikëpyetje për çdo njeri që kërkon të jetojë normalisht në këtë vend. Aspekti më dekurajues i tij mbetet sidoqoftë mungesa e çdo shprese se qytetari mund ta gjejë të drejtën në dyert e drejtësisë.
Nëse do t’ju pyesnin sot, si do ta përmblidhnit trashëgiminë e një dekade drejtimi nga Edi Rama, të kryeqytetit?
Personalisht mendoj se Edi Rama shkroi historinë e Tiranës Europiane, e transformoi atë duke i dhënë ngjyrën dhe shijen e një kryeqyteti europian, që askush nuk e mendonte para 10 vitesh se do të mund ta jetonte sot si një realitet ku mund të kërkojë akoma më shumë.
Për mua transformimi i Tiranës nuk është thjesht një bilanc projektesh apo rrugësh të shtruara, por shumë më teper se kaq. Eshtë një transformim i mendësisë së të qeverisurit në nivel vendor, modeli i pare i sukseshem i një institucioni publik që kapërcen padiskutim epokën e vjetër ku lëngon sot çdo institucion publik në vend dhe që ka dhënë edhe në rajon një shembull të diskutuar mjaft pozitivisht.
E kam ndjerë me krenari këtë sa herë më është dashur të gjendem në takime jashtë vendit, pasi pata privilegjin t’i bashkohem ekipit të Edi Ramës në vitin 2005, për të qenë pjesë e suksesit të tij.
Nuk kam qenë në Tiranë kur Edi Rama filloi mandatin e tij të parë, ndodhesha në SHBA për studime. Por natën e ndërrimit të vitit 2000-2001, e kalova me të afermit e mi këtu. Ishte hera e parë që qendra e Tiranës u mbush me njerëz që festonin duke larguar edhe frikën, kur kujtojmë se akoma shkrepeshin armë në vend të fishekzjarreve. Ishte hera e parë që ndjeva brenda meje shpresën që ndryshimi i pamundur do të ndodhte. E cdo herë që kthehesha në Tiranë shikoja rilindjen e saj, entuziazmuese për cdo shqiptar brenda e jashtë atdheut... dhe sot është bërë e mundur që jo vetëm kioskat, balta, errësira, furgonat garues, e të tjera si këto, të jenë një kujtim i largët dhe i harruar, po të flitet për zhvillim urban e social të integruar në sensin që kanë këto koncepte në vendet më të përparuara.
Fatkeqësi që modeli i këtij suksesi të dukshëm u kthye në tabelë qitjeje, ku qorrazi u hodh përditë baltë e vrer për vite me rradhë, ashtu sic u bënë plane e manovra të pafundme për ta dëmtuar modelin duke ulur me dhunën e pushtetit ritmin e zhvillimit të tij të garantuar. Historia do ta tregojë se për çfarë do të mbahen mend ata që në këta dhjetë vjet nuk i lanë kusur Edi Ramës dhe Bashkisë së Tiranës. Ndërsa dhjetë vitet që shkuan do të shënohen përgjithnjë si koha kur Tirana u bë europiane nën drejtimin e Edi Ramës.
Është folur në media dhe opinionin publik para 8 majit, rreth një kandidimi tuaj të mundshëm në garë me Bashën. A ka pasur diçka të vërtetë në ato fjalë?
Aspak.
Nëse do t’ju ftonin të bënit një parashikim për mandatin e Lulzim Bashës, cili do të ishte ai?
Kam patur gjithmonë dyshime mbi (sh)përdorimin e disa të rinjve në vitin 2005, në strukturën e KOP-it, të cilët ditë pas dite kanë treguar se jo vetëm që nuk sollën një vlerë të shtuar në qeverisje por më tepër akoma, u bënë kopje të shëmtuara në vazhdën e një të keqeje të shumëfishuar. Z.Basha është më përfaqësuesi i tyre. Dihen bëmat e tij dhe s’është rastësi që në skandalet më të mëdha të qeverisjes së keqe ai është protagonist.
Së fundmi e pamë edhe gjatë fushatës elektorale në Tiranë. Nuk ka gjë më të shëmtuar sesa të gënjesh e të mashtrosh njerëzit kur kandidon për çdo lloj përfaqësimi publik. Z. Basha e bëri këtë dhe shumë shpejt do të dalë në shesh boshllëku i “programit” dhe personalitetit të tij.
Në këtë rast s’ka parashikime të vështira. Por mbase Z.Basha nuk ka as nevojë të ndjehet në borxh me qytetarët përderisa ata nuk e zgjodhën. Mbetet për t’u parë sesa do t’i kushtojnë Tiranës dhe qytetarëve të saj borxhet që kryebashkiaku me mandat të vjedhur u ka atyre që e “nusëruan” dhe i vunë në pajë Bashkinë e Tiranës.
Çfarë do të kishit dashur të bënit në postin e nënkryetares së bashkisë, që s’mundët ta realizonit dot, për shkak të rotacionit në zyrën e kreut të bashkisë?
Nëse flasim personalisht, unë kam kontribuar brenda një ekipi dhe asnjë rezultat i arritur s’është kontribut vetjak i secilit prej nesh që patëm fatin të jemi në atë ekip. Por dua të theksoj se gjate 6 viteve të fundit jemi perballur me shumë vështirësi artificiale të krijuara nga një qaje tejet armiqësore e qeverisë ndaj institucionit tonë. Qeveria e ka trajtuar Bashkinë e Tiranës si kala për t’u marrë me cdo cmim pa carë kokën për koston që i ka dhënë kjo qasje qytetit dhe banorëve të tij. Megjithatë ne nuk jemi tërhequr asnjëherë nga kryerja e detyrave. Kemi besuar fort në bindjen e përcuar tek ekipi ynë nga kryetari se për t’ia dalë aty ku qeveria na shton një pengesë, mjafton të mendojmë dhe punojmë akoma më shumë. Kështu ia kemi dalë edhe aty ku dukej se rrugëdalja na ishte mbyllur. Kjo ka qene arritja me e madhe e lidershipit të Edi Ramës dhe çdonjeri prej nesh është krenar per ate pjese të punes që ka bërë në atë ekip.
Çfarë nuk mundëm të realizonim? Ekipi ynë punonte jo vetëm si një mekanizëm ekzekutiv, por edhe si laborator idesh e projektesh të reja. Sigurisht ka një sërë projektesh të mëdha që nuk arritën të ekzekutohen, për shkak të rotacionit ilegjitim të përfaqësimit politik në Bashkinë e Tiranës. Por jam e bindur që disa ide të mëdha për Tiranën Europiane të shekullit XXI Edi Rama do t’i vërë në jetë kur të bëhet kryeministri i këtij vendi.