Alban Meha rikthehet me gol
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Është rikthyer të aktivizohet si titullar për ekipin e tij dhe menjëherë Alban Meha ka gjetur rrugën e rrjetës. Mesfushori kuqezi arriti të shënojë një gol mjaft të bukur me të djathtën, nga rreth 20 distancë nga porta. Ky ishte goli I parë I Mehës në këtë sezon dhe I pari gjithashtu edhe në Bundeslige. Mesfushori shqiptar bëri një ndeshje mjaft të mirë në krahun e majtë të mesfushës dhe u duk në një formë të shkëlqyer fizike.
Përpara golit, Meha tentoi edhe tre herë të tjera të gjejë rrugën e rrjetës me anë të goditjeve standarde, por përpos ekzekutimit mjeshtëror, fati nuk ishte me të. Mesfushori vulosi rezultatin 3-1 në minutën e 76’ dhe pas dy minutash u largua nga fusha e lojës mes ovacioneve të tifozëve që thërrisnin në kor “Alban Meha”.