Alaba vlerëson Shqipërinë: Test i mirë për ne
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pavarësisht se ka pasur fatin të luajë kundër shumë yjeve europianë, David Alaba e ka vlerësuar maksimalisht edhe ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë.
Mbrojtësi austriak i Bajernit të Mynihut thotë se skuadra e tij do të luajë dy miqësore shumë të forta, të cilat do të ndihmojnë trajnerin dhe lojtarët për të kuptuar situatën dhe formën me të cilën do të shkojnë në Europian.
Ai ka thënë se kuqezinjtë e Xhani De Biazit janë një nga skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në Europian dhe, sipas tij, diçka e tillë nuk është aspak rastësi.
"Mendoj se janë dy ndeshje shumë të mira dhe të rëndë- sishme për ne për të përgatitur Europianin. Do t'i quaja dy superteste", ka thënë mes të tjerash Alaba, i cili ka vlerësuar edhe skuadrën e tij për ecurinë pozitive në vitet e fundit dhe rezultatet që ka arritur gjatë kësaj kohe.
Trajneri
Të njëjtin mendim ka edhe trajneri i Austrisë, Marsel Koler, lidhur me Shqipërinë dhe sfidën tjetër ndaj Turqisë.
"Si Shqipëria dhe Turqia janë kundërshtarë të një niveli të lartë. Duhet të bëjmë gjithçka për të fituar dhe për të vazhduar ecurinë pozitive. Kemi punuar gjatë këtyre ditëve dhe do vazhdojmë të punojmë për të bërë paraqitje dinjitoze", tha Koler.