Akuzoi Josën, Skënderbeu pezullon pa afat Sebino Plakun
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Akuzat e Sebino Plakut në drejtim të Mirel Josës, i kanë kushtuar shtrenjt sulmuesit tiranas.
Paraditen e sotme, klubi i Skënderbeut e ka pezulluar pa afat lojtarin duke e përjashtuar nga ekipi.
Lajmin e ka konfirmuar Mirel Josa para stërvitjes së sotme, ku i ka komunikuar pjesës tjetër të ekipit pezullimin e Plakut.
Plaku ka ardhur te Skënderbeu në muajin janar, por deri tani ai nuk ka gjetur hapësirë në formacionin bardhekuq, çka e detyroi atë të ngrejë zërin kundër vendimeve të trajnerit Mirel Josa.