Akuzat e Serbise per blerjen e ndeshjes, Duka: Ja e verteta
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, u shpreh për herë të parë lidhur me aludimet e mediave serbe, se Shqipëria ka paguar katër futbollistë të Armenisë për të blerë ndeshjen që e kualifikoi në Kampionatin Evropian.
Madje një ditë parë “Kurir” shkruante se, UEFA po heton ndeshjen, ndërsa Kombëtarja ka ende shanse që të kalojë në “play-off” pas eliminimit të Shqipërisë.
Në një intervistë për median greke, Duka shprehet se Shqipëria ka luajtur me ndershmëri nga ndeshja e parë ndaj Portugalisë deri në takimin e fundit përballë armenëve.
“Unë nuk merren me raportet e tilla, ata e kanë në origjinë. Më lejoni t’iu them që Shqipëria ka luajtur në këto eliminatore nga e para deri në minutën e fundit në mënyrë të drejtë. Askush nuk na dha asgjë dhe kemi marrë në fushë atë që ishte e drejtë. Unë mund t’iu jap edhe një shembull për këtë: në përballjet me Francën ne kemi marrë katër pikë, një fitore dhe një barazim. Kjo tregon se ne e kemi merituar”, deklaroi Duka.
Kreu i FSHF-së rrëfeu për herë të parë se pati frikë se skuadra mund të mos e arrinte vendin e dytë pas dy humbjeve në minutat shtesë me Portugalinë dhe Serbinë.
“E vërteta është se pata frikë sepse humbje kundër Portugalisë dhe Serbisë erdhi në minutat e fundit. Ishin humbje që goditën psikologjikisht lojtarët. Por tani unë jam i lumtur, i lumtur, sepse kushdo që është pjesë e kësaj Kombëtareje (lojtarët, trajneri, federatën, tifozët) të gjithë së bashku qëndruar të fokusuar në qëllimin tonë dhe arritëm këtë dëshirë të të gjithë kombit”, shprehet Duka.