Aksidenti fatal u mori jetën 5 futbollistëve në Poloni (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një aksident automobilistik u mori jetën pesë futbollistëve në Poloni. Lojtarët e ekipit të Wolczanka Wolka Pelkinska FC, po udhëtonin për të zhvilluar një ndeshje kundër Avia Swidnik, kur minibusi i tyre është përplasur me një kamion.
Sipas medias angleze "The Sun", portieri Patryk Szewczak (18 vjeç), vëllezërit Kamil dhe Rafael Pydych (22 dhe 27 vjeç), Mariusz Korzepa (25 vjeç) dhe Kamil Oslizlo (29 vjeç), humbën jetën në këtë aksident të tmerrshëm.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë dhe sipas burime nga policia lokale të cituara nga mediat e huaja, tre lojtarë kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë kanë vdekur më pas në spital.
