e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Agostineli e ka me gjykimin: Goli i Skënderbeut erdhi nga një faull inekzistent

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Agostineli e ka me gjykimin: Goli i Skënderbeut erdhi nga një faull inekzistent

Andrea Agostineli shprehet i revoltuar ndaj gjykimit, ku Enea Jorgji akordoi një faull në favor të Skënderbeut nga ku erdhi dhe goli i barazimit.Agostineli (1)Ndër të tjera tekniku i të kuqve përgëzon skuadrën për lojën e zhvilluar dhe thekson që kampionati akoma nuk ka përfunduar.

"Kemi qenë protagonistë, kemi bërë dhe çbërë, humbën rastin të çonim ndeshjen 2-0 e më pas pësuam dhe golin. Luajtëm shumë mirë por nuk patëm fat. Futbolli është i bërë nga episode, duhet të jesh dhe me fat, ne nuk e kishim sot. Kur e shoh këtë penallti të humbur më vjen keq, por kemi një ndeshje direkte me Skëqnderbeun në Korçë, kampionati vazhdon akoma.

Kemi dominuar, në pjesën e parë ishim unikë, jemi shfaqur agresivë .Në pjesën e parë nuk mbaj mend një pritje të jashtëzakonshme të portierit tonë as në të dytën. Kemi luajtur një futboll të mirë, skuadra ime është shfaqur agresive. Lojtarët e mi kishin dëshirën e jashtëzakonshme për të realizuar golin e dytë.

Revolta ndaj Jorgjit

"Faulli ndaj Vilës ishte inekzistent, ku erdhi dhe goli i Skëndërbeut. Nuk mund të japësh një faull të atillë të paqenë".