AKEP: Nuk do kete operator te 5-te celular ne Shqiperi
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka përjashtuar mundësinë që në Shqipëri të hyjë një operator i 5-të i telefonisë celulare. Sipas drejtorit të AKEP Pirro Xhixho një tjetër kompani celulare nuk do të ishte e nevojshme për tregun shqiptar.
Operatorët
“Katër kompani janë të mjaftueshme për tregun shqiptar, madje sot ka vende që kanë vetëm 2 operatorë. Nuk është e nevojshme të jepet licenca për një operator të 5-të, i cili do të mund të ndikonte në uljen e mëtejshme të tarifave, por në kushtet kur në Shqipëri numërohen 5.2 milionë numra të regjistruar mendohet se është arritur dhe konkurrenca e duhur e cila i eliminon vetë tarifat e larta,” tha dje drejtori i AKEP Pirro Xhixho, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.
Tarifat
Sa i përket shtrenjtësisë së shërbimit celular Altin Rrapaj, drejtor i Rregullimit të Tregut në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare tha se çmimet në përdorimin e celularëve janë ulur ndjeshëm dhe sot mesatarja e shpenzimeve për këtë shërbim është 2 herë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, por gjithashtu edhe më e ulëta në rajon. “Një qytetar shqiptar shpenzon për celularin mesatarisht 70 euro në vit, në Rumani 90 euro, ndërsa në vendet e BE rreth 266 euro,” tha Altin Rrapaj. Numri i pajtimtarëve në telefoninë celulare është rritur me 15 për qind gjatë vitit 2011 dhe sipas të dhënave të AKEP një qytetar flet mesatarisht në një muaj 177 minuta. Ndërsa sasia e numrave të bartur (portabiliteti i numrit) deri më tani ka kapur shifrën e 55 mijë numrave.
Interneti
Ndërkohë AKEP ka miratuar një autorizim të ri i cili do të zbatohet deri në fund të muajit prill, dhe që parashikon sanksione të rrepta për të gjithë operatorët që ofrojnë shërbimin e internetit dhe që abuzojnë kundrejt klientëve. Sipas AKEP kompanitë celulare, ato të telefonisë fikse dhe operatorët e internetit do të njoftojnë abonentët e tyre për përfundimin e paketave që kanë blerë 72 orë para se limiti i blerë prej abonentëve të ketë përfunduar. Kjo shmang abuzimin me faturat mujore të internetit duke mbrojtur mbi të gjitha konsumatorët. “Brenda kësaj jave janë 40 operatorë që marrin këtë detyrim, kryesisht operatorët e internetit, që janë 5 operatorë kryesore, por kjo do të jetë klauzolë për të gjithë operatorët. 48-72 orë përpara abonenti do të njoftohet se po i përfundon ajo paketë e cila është blerë nga ana e tij,” sqaroi dje Xhixho.
Telefonia fikse
Gjatë vitit 2011 rritje ka pësuar edhe tregu i telefonisë fikse, megjithëse ai mbetet në nivele të ulëta krahasuar me atë celular dhe me vendet europiane, me një shkallë penetrimi vetëm 12 %. Për sa i përket internetit rezultojnë përdorues 161 mijë familje, ndërsa numri i përdoruesve të internetit nga celulari arrin në 1.2 milionë persona. Të gjitha këto të dhëna u bënë publike dje gjatë prezantimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, të raportit të Agjencisë së Komunikimit Elektronik dhe Postar për vitin 2011, diskutime që do të vijojnë edhe këtë të mërkurë.