AK, shoqerohet aktivisti, vendosi flamuj nazist grek para Ministrise se Punes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar paraditen e sotme një protestë para Ministrisë së Punës, kundër ministrit Spiro Ksera. Kjo protestë i ka kushtuar një aktivisti shoqërimin e tij në polici, pasi vendosi 3 flamuj me simbolin nazist para Ministrisë së Punës. Kuqezinjtë hodhën parulla kundër ministrit Ksera, duke kërkuar arrestimin e tij me pretendimin se ky i fundit punën për partinë nonaziste greke Agimi i Artë.
Aleanca Kuq e Zi dorëzoi pak ditë më parë Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për Ministrin e Punëve dhe Çështjeve Sociale, Spiro Kseren. Sipas AK-Së, ministri ka shpërdoruar detyrën pasi ka financuar individë për të destabilizuar jugun e vendit.