AK, ftese per maratone: ‘Ti Shqiperi me jep nder’
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Hapi tjetër i Aleancës Kuq e Zi, në kuadrin e nismave të marra është maratona Kuq e Zi. Përmes një deklarate për mediat, AK ka shpalosur kalendarin e maratonës që parashikon tubime anekënd botës, kudo ku ndodhen shqiptarë. Maratona përfudnon në 20 nëntor, ndërkohë që në 10 tetor është planifikuar një tubim në Nju Jork. Sipas përfaqësuesve të AK, slogani i maratonës është ‘Ti Shqipëri më jep nder” dhe synon ndërgjegjësimin e shqiptarëve për cështjen kombëtare, ku kombi duhet të qëndrojë e të vihet gjithë para interesave personale të partive. Stacionet e përcaktuara do të jenë Brukseli, Nju Jork, Filadelfia e Roma. AK i bën thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen të bashkohen në këtë maratonë.