e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

A luan ky Xhaka apo mendon per Shqiperine?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
A luan ky Xhaka apo mendon per Shqiperine?

“A po luan bashkë me të tjerët ky Xhaka apo po mendon për Shqipërinë ? Kjo shihet gjatë këndimit të himnit kombëtar! Pa krenari për këtë vend!” Këtë postim e ka bërë në facebook një politikan lokal i SVP/UDC-së, pas fitores së Zvicrës ndaj Hondurasit. Fjala është për Roger Liebi që është kryetar i i SVP-së së qytetit të Zyrihut dhe njëherësh këshilltar në Asamblenë e qytetit, raporton Albinfo.

I pyetur nga gazetarët rreth këtij postimi, Liebi ka thënë se vazhdon ti qëndrojë tij. Më tej ai shpreh zemërimin e tij me faktin se shumica e madhe e lojtarëve të kombëtares zvicerane nuk e këndojnë himnin e shtetit kur ai intonohet para fillimit të ndeshjes ndërkombëtare.

“Por kur pastaj edhe në fushë paraqiten aq të shkëputur nga loja, si Xhaka, kjo më zemëron dyfish më shumë”, thotë Liebi për 20min.ch.

Por, ai thotë se në këtë qëndrim të tij në asnjë mënyrë nuk shprehet urrejtje ndaj kombëtares dhe lojtarëve të saj me prejardhje të huaj. “Bëhet fjalë vetëm për angazhimin e këtij lojtari konkret, Xhakës. Behrami, Drmic, Xhemaili ose Mehmedi për mua janë madhështorë”, ka thënë Liebi.