5 miqesore luksi, ja si do pergatitet Skenderbeu ne Spanje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sikurse vitin e shkuar, Skënderbeu do ta zhvillojë në Spanjë fazën përgatitore të dimrit. Kampionët e Shqipërisë do të vendosen në qytetin bregdetar të Marbejës, ku do të qëndrojnë për dy javë.
Pas grumbullimit në “Tropikal”, ekipi korçar më 5 janar, do të udhëtojë drejt tokës iberike ku ka planifikuar të luajë pesë miqësore sipas këtij kalendari:
7 janar: Skënderbeu - Meshelen (Belgjikë)
9 janar: Skënderbeu - Preusen Mynster (Gjermani)
13 janar: Skënderbeu - VFB Shtutgart II (Gjermani)
17 janar: Skënderbeu - Dinamo Kiev (Ukrainë)
19 janar: Skënderbeu - Grojter Fyrt (Gjermani)