3 variantet e kualifikimit te Shqiperise ne Euro 2016

3 variantet e kualifikimit te Shqiperise ne Euro 2016

Rezultatet e ndeshjeve të ditës së nesërme mund të bëjnë që Shqipëria të kualifikohet edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në kampionatin Europian “Francë 2016”. Në këtë mënyrë, pas humbjes ndaj Portugalisë, Shqipëria duhet të bëjë llogari me laps dhe letër sa u përket mundësive për t’u kualifikuar direkt në kampionatin Europian “Francë 2016″.

Ja 3 variantet e kualifikimit:

Varianti 1 – Danezëve u ka mbetur vetëm një ndeshje. Nëse ata arrijnë të fitojnë në Portugali, ndaj një rivali shumë të fortë, por që mund të vuajë motivimin, atëherë shpresat e Shqipërisë për vendin e dytë zbehen. Kjo, për shkak se i duhet t’i fitojë të dyja ndeshjet e mbetura, saktësisht atë kundër Serbisë në shtëpi dhe ndaj Armenisë në transfertë.

Varianti 2 – Nëse Danimarka barazon në Portugali, Shqipërisë nuk i mjaftojnë dy barazime në ndeshjet e mbetura. Edhe pse do të kishin 13 pikë, po aq sa danezët e vendit të dytë, kuqezinjtë vuajnë ndeshjet direkte ndaj tyre, saktësisht faktin që ata kanë shënuar gol në fushën kundërshtare (0-0 në Kopenhagen, 1-1 në Elbasan).

Varianti 3 – Nëse Portugalia na bën “nder”, duke fituar ndaj Danimarkës, atëherë ekipi i De Biazit ka shumë shanse për kualifikim. Kjo, sepse do t’i mjaftonin dy barazime ndaj Serbisë dhe Armenisë, ose nëse do të fitonte vetëm njërën prej tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama