'21 Janari', 91 deshmitare do te thirren ne gjyq
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pas dorëzimit një dite më parë nga Prokuroria, dosja në ngarkim të katër të akuzuarve për ngjarjet e “21 janarit” do të hidhet sot në short, ku do te përcaktohet treshja e gjyqtarëve që do të merren me shqyrtimin. Por krahas provave dhe ekspertizave shkencore në lidhje me ngjarjen, prokuroria ka paraqitur në gjykatë edhe një listë me 91 persona që do të thirren për të dëshmuar, raporton Vizion Plus.
Dëshmitarët
Mes dëshmitarëve është edhe emri i gazetarit Fatos Mahmutaj, i plagosur në demonstratë, i cili pas ngjarjes ka fituar azilin politik në Belgjikë. Por prova më e rëndësishme ku do të mbështetet akuza janë pamjet filmike të televizioneve të cilat kanë fiksuar momentin e vrasjes së katër protestuesve, si dhe ekspertizat teknike dhe balistike të kryera në FBI në bazë të të cilave janë përcaktuar edhe autorët e vrasjes. Në kërkesën për gjykim thuhet se sipas aktit të ekspertimit tekniko-kimik të armëve e balistik të predhave është arritur në konkluzionin se: “…predha e gjetur tek viktima Ziver Veizi është qitur nga arma automatike me numër në shul “244” dhe numër të gërvishtur në pjesën plastike “244”. Veprimet hetimore të mëtejshme kane vërtetuar se kjo armë është përdorur nga personi nën hetim Agim Llupo, me detyrë shef i shtabit (zv/komandant) i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës”.
Vrasjet
Ndërkohe eksperimenti hetimor i prokurorisë ka përcaktuar serish Llupon si autor edhe i vrasjes se demonstruesin tjetër Hekuran Deden, ne trupin e te cilit nuk u gjet asnjë predhe. Gjithashtu Prokuroria pretendon se arma nga e cila ka dalë predha që ka sjellë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, është arma që ka disponuar, ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi i cili me pas ka ndryshuar tytën me armen e shoferit te tij Margarit Kume. Ne akt-ekspertimin ne lidhje me këtë vrasje thuhet se është konkluduar se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj ka lënë gjurmë në mekanizmin mbushës të pistoletës me numër p52796z, si dhe kjo predhë ka gjurmë të viaskave të tytës së pistoletës me numër p52778z, duke shtruar edhe versionin se mund të jenë shkëmbyer tytat e këtyre pistoletave me nr. p52791 z me atë p52778z. V+