2012-2013, dy anet e medaljes se nje sezoni bardhe e zi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në fundjavë uli siparin kampionati shqiptar i futbollit për sezonin 2012-2013, ndërsa mbetet ende për t’u luajtur vetëm finalja e Kupës së Shqipërisë. Në FSHF vrapuan ta konsiderojnë si një hap pozitiv këtë edicion, por a ishte vërtet i tillë? Përveç statistikave s’duhet të harrojnë se u përsëritën fenomenet e shëmtuara të së kaluarës si dhuna dhe trukimet apo problemet financiare.
Shifrat
Përveç verdikteve, Skënderbeu Kampion, Kukësi nënkampion dhe Europa League së bashku me Teutën, ndërsa Shkumbini, Tomori, Luftëtari e Apolonia që bien në Kategorinë e Parë, shifrat janë ato që tërheqin vëmendje në këtë fundsezoni. Në 26 javët e Kategorisë Superiore u luajtën 182 ndeshje, nga të cilat 138 ishin fitore të njërës apo tjetër skuadër, ndërsa vetëm 44 u mbyllën në barazim. Nga 182 fitoret, 100 u arritën nga skuadrat vendase dhe 38 në transfertë, duke faktuar edhe një herë se në futbollin tonë është avantazh faktori fushë. Ekipi me më shumë humbje në këtë sezon është Luftëtari me 17 të tilla, ndërsa me më shumë fitore është Skënderbeu me 18. Në total në këtë sezon shënuan plot 433 golash (me një mesatare 2.3 gola për ndeshje). Ekipi që kë pësuar më shumë gola është Tomori (50). Ndërsa Golashënuesi më i mirë u shpall Migen Memelli.
Financat
E parë në total, Superiorja përjetoi një krizë financiare, e cila ndikoi jo pak në këtë sezon. Skënderbeu i milionerëve dominoi nga java e parë deri në të fundit, pasi i munguan kundërshtarët e vërtetë. Falë milionave të investuara, Kukësi i Safet Gjicit meritoi përkufizimin surpriza e bukur e sezonit. Por paratë e derdhura lumë nuk ndihmuan dot Flamurtarin, i cili bëri një sezon zhgënjyes. Për t’u admiruar vazhdimësia e Teutës në nivele të larta edhe pse me buxhet modest. Por mungesa e investimeve dhe kriza financiare nxorën shumë shpejt jashtë loje dy skuadrat e mëdha si Tirana e Vllaznia, të cilat nuk u ngritën thuajse asnjëherë në nivelin e pretendentëve dhe sezonin në mesin e tabelës, duke bërë një sezon krejtësisht anonim.
Dhuna
Një nga anët negative të këtij sezoni është dhuna. FSHF në edicionin e kaluar kishte përforcuar masat kundrejt këtij fenomeni, por duket se ndikimi i tyre nuk u ndie. Kategoritë e ulëta rikthyen fenomenin që në javët e para, kur në Ersekë dhunua barbarisht gjyqtari Genian Nora në ndeshjen Gramozi-Memaliaj (Kategoria II), por shumë shpejt u ngjit në elitën. Dhe si gjithnjë protagonistët kryesorë vinin nga tribuna VIP. Rastet më të bujshme janë ato të muajit mars, ku kryebashkiaku i qytetit të Ersekës, Dritan Bici, shkallmoi portat e stadiumit me makinë dhe u konfrontua me policët, pasi donte të hynte në dhomën e gjyqtarëve. Ndërsa një javë më pas, në takimin Besa-Tirana, kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, u arrestua për dhunë ndaj trajnerit të bardhebluve, Nevil Dede, dhe u lirua më pas.
Trukimet
Gjithsesi, Shqipëria një herë të vetme u rendit e para në Europë. Dhe këtë e arriti pikërisht në klasifikimin e vendeve me më shumë ndeshje të trukuara, një plagë që shqetëson kampionatin tonë në këto 20 vitet e fundit. Në muajin dhjetor, kompania lider në botë për analizat dhe hulumtimet në shitjen e ndeshjeve, “Sportradar”, e renditi Shqipërinë në vendin e parë në kontinent me 97 ndeshje të trukuara brenda një periudhe prej dy vitesh e gjysmë, duke lënë pas Italinë (70) dhe Moldavia (66). Kjo bëri që UEFA të dërgojë një agjent sekret në Shqipëri për të monitoruar nga afër ndeshjet superiore. Komisioni i Etikës, i ngritur thuajse një vit më parë, në muajin shkurt tentoi të bëjë shembull skuadrat e Kastriotit dhe Bylisit, por dënimi ndaj tyre ishte në dukje qesharak: vetëm me 15 milionë lekë të vjetra gjobë. Së fundmi fjalën e ka marrë prokuroria, e cila nga ana e saj ka hapur një hetim për paracaktim rezultatesh. I pandehur në gjykatë pritet të merret presidenti i Besës, Shpëtim alias Nexhat Bizhdili, i cili dyshohet se ka trukuar të paktën tri ndeshje të skuadrës së tij. Duket një hap serioz, por frytet e kësaj nisme duhen pritur kur të mbyllet gjyqi.
Çështjet
Gjithçka mbi sezonin që sapo u mbyll, nga statistikat e skuadrave, te kriza financiare dhe rikthimi i fenomeneve si dhuna dhe trukimet