e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

17 police te plagosur, tre protestues te vdekur

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
17 police te plagosur, tre protestues te vdekur
Dy persona kanë humbur jetën gjatë demonstratës së sotme përpara Kryeministrisë. Burime spitalore konfirmojnë se është paraqitur i pajetë në spital shtetasi Vezir Veizi, 45 vjeç, nga Gjirokastra. Ndërkohë që personi tjetër është Hekuran Deda nga Dibra. Viktima e tretë ende nuk është identifikuar.

Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i Urgjencës pranë Spitalit Ushtarak në Tiranë, Sami Koçeku.

Koceku theksoi se ka dhe persona të plagosur, dy prej të cilëve më rëndë, në gjendje kome, pasi janë goditur me gurë në kokë.

Sipas informacioneve të fundit, deri më tani 17 policë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në sallën e operacioneve në Spitalin Ushtarak të Tiranë.