| 
|   | 
     
       Një grup specialistësh, 
        kanë dalë në përfundimin se skulptura e zbuluar në 
        Butrint është figura e një funksionari të kohës 
        dhe jo imazhi i perëndeshës Minerva  
      Statuja e gjetur në Butrint nuk është Minerva Skulptura e zbuluar gjatë gërmimeve të fundit në 
        qytetin antik të Butrintit, nuk është imazhi i perëndeshës 
        Minerva, por është figura e një burri me veshjen e një 
        funksionari të lartë të kohës. Këtë kanë 
        konstatuar, pas një diskutimi të gjatë që kanë 
        bërë një grup specialistësh lidhur me statujën 
        e gjetur pak ditë më parë në Butrint. Në një 
        njoftim për shtyp dje, Instituti Arkeologjik në Tiranë 
        ka dhënë shpjegimet e hollësishme, mbi atë ç'kanë 
        konstatuar, lidhur me statujën e gjetur. Vetë drejtori i këtij 
        instituti, Muzafer Korkuti, thotë për "Shekullin" 
        se tani nuk ka më vend për dyshime. Gjithçka është 
        sqaruar pas diskutimeve dhe analizave të hollësishme të 
        specialistëve. Sipas analizës së bërë nga ky 
        grup arkeologësh dhe studiuesish, rezultoi se skulptura e zbuluar 
        ditët e fundit në Butrint, nuk paraqet imazhin e perëndeshës 
        Minerva. Kjo, pasi sipas tyre, atributet e kësaj perëndeshe, 
        janë përkrenarja, mburoja, gjarpri si dhe lëkura e dhisë 
        Amaltea, me kokën e Gorgonës Meduzë. Këto elementë 
        i mungojnë statujës së gjetur. Ajo është në 
        fakt, një shtatore me dimensione më të mëdha se figura 
        njerëzore dhe ruhet pa kokë, në lartësitë 198 
        centimetra. Ajo paraqet një figurë burri veshur me togë, 
        që njihet në manualet e historisë së artit, me emërtimin 
        "shtat togati". 
 Pas gurit të rrallë 
        të shahut, një tjetër zbulim befasues në Butrint Zbulohet Minerva, 2 metra e 35 centimetra e gjatë "Mendohet se mund të kemi të bëjmë me portretin në mermer të Minervës", - thotë drejtori i sektorit arkeologjik të Butrintit, dr. as. prof. Dhimitër Çondi Gjatë gërmimeve që ekspedita arkeologjike shqiptare është 
        duke kryer në afërsi të teatrit antik të Butrintit, 
        mëngjesin e ditës së djeshme, ka hasur në një 
        objekt të rrallë. Një shtatore gruaje, me përmasa 
        rreth 2 metra e 35 centimetra doli në dritë. Sipas drejtorit 
        të parkut të Butrintit, Auron Tare, arkeologët mendojnë 
        se është statuja e Minervës. Kjo, pasi, sipas tij, po dje 
        është zbuluar një pllakë mermeri, e shkruar në 
        latinisht, ku saktësohet se bëhet fjalë pikërisht 
        për këtë statujë. Statuja është ende nën 
        dhe, por arkeologët presin që sot të gërmojnë 
        në pjesën e pasme të objektit me përmasa mbinjerëzore. 
        Statuja është punuar me shumë elegancë. Do të 
        thoja që është një punim vërtet fin. Është 
        e veshur me sandale dhe i mungojnë duart. Por, sipas Tares, para 
        disa vitesh është gjetur një dorë e një statuje 
        dhe tani po mendohet se ajo dorë mund t'i ketë përkitur 
        dikur statujës së sapozbuluar. Mendohet, gjithashtu, se statuja 
        është sjellë nga Roma. Të paktën mermeri është 
        i importuar që andej. Statuja mendohet të jetë ndërtuar 
        në periudhën imperiale, në gjysmën e parë të 
        shekullit të parë, pra rreth 2000 vjet më parë. Fytyrën 
        e ka të goditur me hekur, çka, sipas arkeologëve, dëshmon 
        se ky është një tregues tjetër historik. Kjo tregon, 
        gjithashtu, për lëvizjet e të krishterëve në 
        kohën kur perënditë pagane luftoheshin hapur e me forcë. 
        Por, sipas arkeologëve, statuja ka edhe goditje të tjera në 
        trup. "Është një zbulim i rëndësishëm 
        dhe me vlera unikale",- kështu do ta cilësonte gjetjen 
        e kësaj statuje drejtori i sektorit arkeologjik të Butrintit, 
        dr.as.prof. Dhimitër Çondi, i cili është duke udhëhequr 
        punimet e kësaj ekspedite. Bëhet e ditur se,para këtij 
        zbulimit të rrallë, arkeologët janë gjendur pikërisht 
        në vendin ku, më 1991-në, patën nxjerrë në 
        dritë nga nëntoka e pasur e Parkut të Butrintit kokën 
        e Aleksandrit të Madh. Gjithsesi, ky zbulim vlerësohet të 
        jetë i pari i përmasave të tilla natyrore. Ai vjen pas 
        zbulimit të para disa javëve të gurit të shahut. Ky 
        zbulim ngjalli habinë e opinionit shkencor botëror për 
        lashtësinë e datimit të tij dhe për hipotezën 
        e njohjes së shahut shumë shekuj më parë nga ç'mendohej. 
        Ndërsa drejtori i Parkut të Butrintit, Auron Tare thotë 
        se ky është zbulimi i parë që kryhet nga një 
        ekspeditë e përbërë krejtësisht nga arkeologët 
        e pasionuar shqiptarë.  
 
  | 
    
| 
 Faqe në rrjetin tonë:  
	![]()  | 
    
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.  Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa  |