Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Dhjetori 1990 mbaroi atë Dhjetor!

Shkruar nga: Blendi Fevziu  
Botuar më: 11 vite më parë

Blendi Fevziu
Dhjetori 1990 mbaroi atë Dhjetor!

S’më pëlqejnë festat! Më bezdis euforia që i bën protagonistët shpesh qesharakë! Nguti i njerëzve për t’iu bashkuar dhe për të dëshmuar se janë edhe ata aty. Cektësia që shënjon përkujtimin e tyre dhe mbi të gjitha aktivitetet standarde. Po ato, ku vetëm podiumet dhe personazhet ndryshojnë, ndërsa thelbi është po ai. Të njëjtën ndjesi pata dje në mëngjes për 8 Dhjetorin. U zgjova me një furi mesazhesh urimi; me postime patetike ku të njohur e të panjohur bekonin “festën e Demokracisë dhe të rinisë”; me murin e Facebook ku studentët e Dhjetorit 1990 shiheshin si qenie mbinjerëzore, por idealet e të cilëve kishin mbetur rrugëve apo s’qenë plotësuar kurrë. “Ëndrra e mbetur në mes”, shkruanin disa prej tyre, duke bërë thirrje për të marrë pjesë o në një aktivitet ku do fliste Kryeministri, o në një tjetër të organizuar nga Partia Demokratike!


Ndoqa aktivitetet pompoze! Dollinë me shampanjë të Kryeministrit dhe koncertin entuziast të PD, ku pa dyshim më i pëlqyeri dhe i duartrokituri mbetej “Zogu” i Tunës. U kujtova që asnjë prej këtyre të dyjave s’ekzistonin në atë Dhjetor 1990. Shampanjën nuk e njihnim dhe as dinim që ekzistonte në këtë botë; “Zogu” i Tunës nuk kishte nisur të cicëronte ende. Mbaj mend që studentët qenë të eksituar e të vendosur, por edhe të trembur. Po ecnin drejt një të panjohure dhe vetmja gjë që i bënte të ishin të pakthyeshëm, ishte ideja që ne s’mund të ishim ndryshe nga Europa; ndryshe nga vendet e tjera që e kishin hedhur tej izolimin dhe filozofinë kriminale komuniste. E mbaj mend atë Dhjetor. Ato 4 ditë dhe disa ditë të mes shkurtit 1991 kanë qenë pa dyshim ditët më të bukura të jetës sime. Pavarësisht surprizave që jeta kish ruajtur për më vonë. Besoj që vështirë se sërish do të kem në jetë një kënaqësi dhe lumturi të atillë. Por ishin ato ditë dhe ende sot besoj se ato janë të tilla dhe të patjetërsueshme. Katër ditë a më shumë që e plotësuan misionin e tyre. Katër ditë që tani rrinë dinjitoze në kalendarin e varfër të historisë shqiptare. Sa herë i kujtoj ato ditë dhe atë kohë, mendoj se në fakt ato mbaruan atje, në prag të pranverës 1991 dhe në kapërcyell të dy kohëve.

Mbaruan atë ditë që në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste dhe vendi mori rrugën e tij që ndjek ende. E di që shumë veta janë të zhgënjyer; e di që shumë veta mund të kenë pasur iluzione apo të kenë besuar se një Shqipëri tjetër e praruar do të mbinte brenda natës në gërmadhat e asaj që trashëguam nga komunizmi; shumë të tjerë mund të jenë hardallosur në tekat e një jete shumë më të vështirë dhe të padrejtë sesa ajo që prisnin; mund të jenë zhgënjyer prej saj. Ka të tjerë që humbën në rrugët e mërgimit pa dhënë kontributin që besonin për vendin që e duan ende shumë. Por kjo s’do të thotë që idealet e dhjetorit mbetën pezull apo që misioni i saj nuk shkoi deri në fund. Më befasuan deklaratat që përsëriten çdo vit për “misionin e pakryer” dhe “idealet e tradhtuara”. Më befason asociimi që i bëjnë Lëvizjes së Dhjetorit me zhvillimet e mëtejshme në PD.

Zhvillimet 23-vjeçare. Lëvizja e Dhjetorit është ndër lëvizjet më të dokumentuara e transparente në historinë 100-vjeçare të Shtetit Shqiptar. Ishte një lëvizje që afishoi një platformë prej 13 kërkesash dhe që zgjodhi një përfaqësi me mandat negocimi me Presidentin e vendit, njëkohësisht Sekretar i Parë i KQ të PPSH–së, partisë që sundonte vendin. Platforma përmblidhej në dy pika bazë: lejimin e pluralizmit politik dhe lejimin e krijimit të një organizate opozitare menjëherë. Të dyja këto kërkesa u plotësuan mbrëmjen e 11 dhjetorit. Pluralizmi u shpall atë pasdite, ndërsa Partia e parë opozitare, antikomuniste, Partia Demokratike, u krijua vonë pas mesnate.

Të dyja kërkesat e përmbushura prodhuan një realitet të ri, realitetin që ne jetojmë sot. Krijimi i PD apo partive të tjera që erdhën si pasojë e pluralizmit politik, kanë lidhje emocionale dhe historike me lëvizjen studentore, por nuk janë një vijim i saj. Nuk ka asnjë dyshim që PD reflektoi në programin dhe projektin e saj frymën e asaj lëvizjeje, por nuk qe lëvizja në vetvete. Ajo ishte dhe është një parti politike, që funksionon si e tillë. Lëvizja mbaroi atë mesnatë, si e para dhe pa dyshim më e rëndësishmja lëvizje rinore në historinë e këtij vendi. Zhgënjimi, gëzimi, euforia, krenaria apo trishtimi që vjen më pas, nuk kanë lidhje me të. Misioni s’mund të shkonte përtej!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama