Halim Kosova

Halim Kosova

Doktor Halim Kosova ka lindur në vitin 1954 në Tiranë. Në vitin 1977 përfundoi studimet për mjekësi. Në vitin 1985 specializohet për obsetri-gjinekologji në universitetin “La Sapienza” të Romës. 5 vjet më vonë merr titullin “Doktor i Shkencave”. Për 12 vjet, prej vitit 2001 deri në 2013 ka drejtuar Repartin Obsetrik në maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

 

Halim Kosova është një prej mjekëve më të njohur në Tiranë. Edhe pse është prej 1 viti e gjysmë pjesë e parlamentit, ndërsa më herët, për 5 muaj me radhë mbajti postin e Ministrit të Shëndetësisë në qeverinë Berisha, vijon të përmendet si gjinekologu që ka asistuar mijëra lindje, një prej më të mirëve në fushën e tij dhe jo si politikan.

 

Në politikë u angazhua 2 vjet më parë. Në vitin 2013, kur LSI u largua nga koalicioni qeveritar me PD, ai nuk e refuzoi ofertën e kryeministrit Berisha për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë. E drejtoi atë nga prilli deri në shtator, në një periudhë politikisht të trazuar për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme. Pranoi një tjetër sfidë për t’u bërë pjesë e listës së deputetëve të Tiranës dhe mori mandatin e parë si deputet. Thotë se angazhimi i tij në politikë vjen për shkak të thënies se “e keqja fiton gjithmonë kur e mira bën sehir”

 

Jeta parlamentare ka përkuar me një situatë të tensionuar, por ai ka ditur të ruajë profilin e një politikani jo-konfliktual. Në parlament ka qenë gjithnjë aktiv për çështje që lidhen me shëndetësinë dhe ato që prekin komunitetin.Ky imazh dhe popullaritetit që gëzon në Tiranë duket se e kanë bindur lidershipin e PD –së se ai është kandidatura më e mirë për të drejtuar bashkinë e kryeqytetit.

 

Ndryshe nga rivali i tij Erion Veliaj që u zyrtarizua si kandidat i së majtës për Tiranën, Kosova ka mbajtur një profil më pak aktiv në rrjetet sociale. Megjithatë, atë e gjen në Facebook edhe në Twitter ku poston fjalime apo shkrime të tij dhe mban kontakte me lexues të grupmoshave të ndryshme.

 

Doktor Halim Kosova është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, të moshës 27 dhe 25 vjeç.

  • Kosova ne Qytetin e Nxenesve: Votoni ndershmerine dhe pervojen

    Kandidati per kryebashkiak ne Tirane, Halim Kosova, ishte nje dite me pare ne tregun e fruta perimeve ne Qytetin e Nxenesve ku degjoi ankesat e tregtareve per renien e fuqise blerese dhe takoi gjithashtu qytetare qe nuk kane mundesi te blejne per shkak te varferise.

  • Dr.Kosova shoqerohet me duartrokitje ne Laprake

    Kandidati per kryetar Bashkie ne Tirane, Halim Kosova u takua diten e sotme me banore te Laprakes, ndersa degjoi shqetesimet e tyre nga afer. Problemet me infrastrukturen dhe mosrespektimi i personave me aftesi te kufizuara, jane dy çeshtje per te cilat Halim Kosova u angazhua per zgjidhje.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama