e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Teknologji

Zuckerberg nuk shet me aksionet e FB

Në këtë seksion: Teknologji · 8 artikuj ↓
Zuckerberg nuk shet me aksionet e FB
Mark Zuckerberg tha se ai nuk do të shesë më asnjë nga aksionet e tij të Facebook për të paktën një periudhë 1-vjecare, në përpjekje për të forcuar besimin e investitorëve. Vendimi i tij erdhi pasi aksionet e Facebook-ut goditën të martën shifrën më të ulët që nga hedhja në treg me 17,55 $. Zuckerberg zotëron rreth 444 milion aksione të Facebook plus një opsion për të nxjerrë 60 milionë të tjera.

Muajin e kaluar, Peter Thiel, një sipërmarrës kapitalist dhe një nga mbështetësit më të hershëm të Facebook shiti 20.1 milionë aksione. Menjëherë pas njoftimit aksionet e Facebook u rritën me gati 2%.