e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Zjarrvenie ne Parkun Kombetar te Lures (VIDEO)

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Zjarrvenie ne Parkun Kombetar te Lures (VIDEO)
Qytetaret kane rraportuar tek media sociale Smart Tourist Albania se neglizhenca qeveritare po shkatërron mbi 40 hektarë pyje ahu unike për nga vlerat e tyre. Në rrezik kafshë si sorkadhja, kaprodhi dhe gjeli i egër. Në datat 20 – 25 korrik Parku Nacional i Lurës një nga Monumentet Natyrore me vlera kombëtare dhe evropiane është përfshirë nga flakët. Zjarret janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës. Behet e ditur se arsyet e rënies së zjarrit janë tentativat e fshatarëve për çelje kullotash. Ndërkohë nuk ka ndonjë mobilizim për të izoluar përhapjen e flakëve nga ajri.

Për shkak të relievit ndërhyrja nga ajri do të ishte e vetmja mundësi për shuarje dhe izolim. Ky Park Kombëtar shtrihet në Malësinë e Lurës dhe zë një sipërfaqe prej 1300ha. Drurët e Parkut të Lurës janë ahu, pisha e zezë rrobulli dhe ormeni i zi. Zjarri në mënyrë të pariparueshme po dëmton edhe faunën e këtij parku me status të veçantë. Kaprodhi dhe Sorkadhja, apo Gjeli i Egër janë kafshë që popullojnë këtë park dhe të veçanta pasi gjenden në zona të caktuara dhe tepër të veçanta të Evropës.

Pamje reale tek Smart Tourist Albania: Zjarrvënie ne Parkun Kombëtar te Lurës