Zjarr te varrezat ne Lushnje, digjen 100 rrenje ullinj
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot në kodrat me ullinj në Lushnje. Saktësisht pranë varrezave publike të qytetit, në fshatin Hajdaraj, ndërsa si pasojë e flakëve janë djegur deri tani 100 rrënjë ullinj. Ndërkohë, zjarrëfikëset e Lushnjes gjenden në vatrën e zjarrit dhe të ndihmuar edhe nga policia dhe nga banorët e zonës po përpiqen të vënë nën kontroll flakët. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.