e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Zhduken nga sistemi targat e mjeteve

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Zhduken nga sistemi targat e mjeteve
Qytetarët që kanë shkuar të kryejnë kolaudimin e mjeteve të tyre janë ndodhur  përpara një të papriture, pasi targat e mjeteve nuk rezultojnë fare në sistem. Një problematikë e tillë, ku disa targa mjetesh rezultojnë të paregjistruara apo të regjistruara gabimisht, pranohet edhe nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.

“Jam në dijeni të një problematike të tillë për mjete që nuk figurojnë, por problemi është në të dy krahët, edhe te gabimi njerëzor te punonjësit tanë, por edhe te gabimi i qytetarëve. Ne kemi konstatuar se gjatë periudhës së amnistisë fiskale, për shkak të dyndjes që patëm, janë  disa të dhëna që nuk janë hedhur, çka ka sjellë edhe rastet për të cilat ju flisni, por që janë të kufizuara. Gjithsesi unë kam marrë masat e nevojshme  për penalizimin e punonjësve që nuk e kanë kryer siç duhet detyrën. Tani që flasim disa prej tyre janë larguar nga vendi i punës apo edhe masa të tjera ndëshkuese”, sqaron për Panoramën drejtori Arben Pinari.

Të gjendur përballë kësaj situate, pronarët e automjeteve nuk kanë bërë kolaudimin e makinës dhe janë detyruar të ribëjnë edhe njëherë dokumentet e  targave.