e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

ZGJEDHJE 2013 - Za'Lart

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
ZGJEDHJE 2013 - Za'Lart

Në procesin Zgjedhor 2013 vec vëzhguevse të huaj apo vendas edhe qytetarët e thjeshtë mund të bëjnë denoncime mbi parregullsi dhe shkelje zgjedhore.


Është lëvizja ZA`LART, konkretisht www.zalart.al ku qytetari mund të denoncojë me Fjalë / Foto ose Video parregullsitë në Votime. Po me www.zalart.al qytetarët mund të përdorin aplikacionin për telefoni mobile, pra nga celularë iPhone ose Androit dhe aty të raportojnë probleme ose të lexojnë denoncimet e të tjerëve.


Lutemi qytetarëve të rraportojnë problematikën dhe ecurinë e votimit, e sidomos shqetsimet.


Në katër javët e fushatës qytetarët nga katër anët e vendit, kanë denoncuar 130 raste parregullsish zgjedhore mes tyre edhe tentativa për Blerje Vote. Në përfindim të procesit falë denoncimeve qytetare në Za´Lart, vec rraporteve të vëzhguesve ndërkombëtar do të kemi edhe një Raport të Perceptimit Qytetar për Zgjedhjet.